Autoritetet e rendit në Kosovë, thonë se kanë vërejtur një tendencë në rritje që si synim ka ngritjen e laboratorëve të ndryshëm ilegalë të cilët dyshohet se mund të shërbejnë për të prodhuar apo edhe kultivuar narkotikë.
Para pak ditësh, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kishte njoftuar ditë më parë se ka zbuluar dy laboratorë të sofistikuar dhe kamufluar mirë për përpunimin e lëndëve narkotike, njëri në fshatin Dabishec në komunën Prishtinës si dhe një tjetër në qytetin e Prishtinës.
Sipas policisë, këta laboratorë ishin ngritur brenda hapësirave të një bodrumi të një shtëpie dhe një shtalle dhe aty janë mbjellë bimë të kanabisit.
Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Policisë së Kosovës, Bahri Shala, tha për Radion Evropa e Lirë, se edhe Kosova nuk është imune ndaj kësaj dukurie negative, e cila ka kohë të gjatë që është e pranishme te vende të ndryshme anë e kënd botës.
“Deri më tani, rastet të cilat i kemi pasur kanë qenë raste, si të themi të parat, do të thotë nuk kanë pasur një vazhdimësi që kanë pasur laboratorë më herët apo ka shtrirje të gjerë në territorin e Kosovës. Pra, janë fazat fillestare të krijimit të tyre”, tha Shala.
Ai thotë se për dallim nga vendet e rajonit, Kosova ende mbetet një vend ku grupet kriminale, nuk kanë arritur të konsolidohen përsa i përket ngritjes së laboratorëve për përpunimin e drogave.
Shala, konsideron se për të pasur një shkatërrim të grupeve kriminale të cilat kanë për qëllim shpërndarjen edhe përpunimin e drogave, duhet një bashkëpunim më i madh i të gjitha policive rajonale.
“Është mjaft shqetësuese raporti i policive të rajonit, si dhe shkëmbimi i informacioneve, për shkak se sot dukuria e narkotikëve është një dukuri globale, e mos të themi ndër-rajonale dhe si rrjedhojë është i pamundur luftimi i grupeve kriminale, të cilat e kalojnë territorin e Republikës. Pa një bashkëpunim të mirëfilltë, të sinqertë, të bazuar në veprime të përbashkëta, duke filluar nga shkëmbimi i informacioneve e deri te veprimet operacionale, është i pamundur shkatërrimi i këtyre grupeve në total”, tha Shala.
Policia e Kosovës në fund të muajit shtator, arrestoi në Prishtinë katër persona të dyshuar pasi që në bashkëpunim kishin kultivuar substanca narkotike të llojit marihuanë.
Gjatë kontrollit në dy lokacione, Policia ka konfirmuar se ka gjetur dhe ka sekuestruar pajisje laboratorike që janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike.
Njohësja e çështjeve të sigurisë, Besa Kabashi – Ramaj, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova është mjaft e rrezikuar nga grupet e ndryshme kriminale që merren me substanca narkotike.
“Problemi të ne në fakt nuk është që po na kanoset një kërcënim i ri, kemi shumë të tilla. Problemi është që përgjigja institucionale sa i përket parandalimit të hershëm të kësaj dukurie është jashtëzakonisht e mangët. Edhe të reagimi (Kosova) nuk qëndron edhe aq mirë duke qenë se ne gjithmonë përballimi me sfida të tilla kur nisin të bëhen të mëdha”, tha Kabashi – Ramaj.
Ajo thotë se për luftimin dhe parandalimin e ngritjes së laboratorëve dhe kultivimit të drogave, nuk duhet të jenë të vëmendshme vetëm policia, por siç thotë ajo, me këtë çështje duhet të merren edhe mekanizma tjerë dhe shoqëria në përgjithësi.
“Parandalimi i hershëm bëhet edhe me fushata informuese, do të thotë këtu kanë edhe institucionet e tjera me rendësi të madhe. Edhe aspektet sociale kanë shumë rendësi që të ngrisin vetëdijen e qytetarëve për një kërcënim të caktuar. Duhet t’u ngritet vetëdija prindërve të fëmijëve, të krijohen ambiente të sigurta për të rinjtë. Të ketë nivel më të lartë të cilësisë së arsimit dhe niveli i institucioneve të jetë më i lartë, njësoj si edhe mësimdhënësit”, tha ajo.
Në Kosovë, zyrtarët thonë se përdorimi i substancave narkotike nga adoleshentët dhe të rinjtë, përbën një shqetësim në rritje për shoqërinë kosovare.
Rreth 35 mijë persona, llogaritet të jetë numri i përdoruesve të substancave narkotike në Kosovë, kurse mosha më e re që abuzon me droga, është 16 vjeç.
Kosova nuk ka qendër rehabilitimi për personat që kanë krijuar varësi nga substancat narkotike. Në Qendrën Klinike Universitare, përkatësisht në Klinikën Psikiatrike, janë të ndara disa dhoma, në të cilat marrin trajtim këta persona dhe kanë të drejtë të qëndrojnë nga 7 deri në 10 ditë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës