LAJMI I FUNDIT:

Policia me pagë shtesë dhe sistem të ri të pagave

Policia me pagë shtesë dhe sistem të ri të pagave

Nga viti i ardhshëm të gjithë policët e Kosovës do të marrin shtesë në pagat e tyre bazë. Shtesat sillen nga 90 euro deri 150 euro, varësisht nga kategorizimi i rrezikut. Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, theksoi se qëllimi i sistemit të ri të pagave është motivimi i policëve për punë.

Sistemi i ri, me të cilin ngritën shtesat e pagës bazë, do të mbështetet me 3.5 milionë euro nga buxheti i shtetit. Ndryshe, ministri Pajaziti njoftoi se këtë vit Policisë së Kosovës do t’i jepet edhe një pagë tjetër shtesë. /Telegrafi/