LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës ndalon hyrjen e basketbollistëve serbë si dhe disa zyrtarëve tjerë

Policia e Kosovës ndalon hyrjen e basketbollistëve serbë si dhe disa zyrtarëve tjerë

Policia e Kosovës, në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot rreth orës 11:40 ia ka refuzuar hyrjen një veture me targa “BG”, në të cilën gjendeshin një zyrtar dhe tre persona të tjerë, si dhe një autobusi po ashtu me targa “BG”, i cili kishte ardhur nga Serbia në drejtim të Republikës së Kosovës (RKS).

Kështu thuhet në një njoftim për media nga zyra për Informim të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimi, personit zyrtar dhe shoqërueseve të tij me veturën Audi me targa “BG”,  iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës, pasi që të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Punëve të Jashtme e RKS-së.


“Po ashtu autobusi i cili kishte ardhur nga Serbia në drejtim të RKS-së, në të cilin kanë qenë klubi i basketbollit “Partizani i Beogradit”, iu është refuzuar hyrja pasi të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Federata e basketbollit të RKS-së). Pas sqarimeve dhe informacioneve zyrtare që iu janë dhënë, të njëjtit janë kthyer në drejtim të Serbisë”, thuhet ndër të  tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi – çfarë thanë ministrja Haxhiu, familja Rexhepi e eksperti Shala?

Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi – çfarë thanë ministrja Haxhiu, familja Rexhepi e eksperti Shala?

Lajme
Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Lajme

"Bënin jetë luksi”, media britanike: Bosëve të bandave shqiptare u jepej leja e qëndrimit në Britani, martoheshin me gra nga vendet e BE-së

Lajme
Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Lajme
Anija patrulluese shqiptare

Anija patrulluese shqiptare "Oriku" shpëton 28 emigrantë në Detin Egje

Lajme
Kalo në kategori