LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës mënjanon transmetuesit ilegalë të Serbisë

Policia e Kosovës mënjanon transmetuesit ilegalë të Serbisë

Policia e Kosovës ka mënjanuar sot në mëngjes transmetuesit ilegalë të telefonisë mobile të Serbisë nga disa pika, njoftojnë sot mediat e Beogradit. Sipas B92 autoritetet e Prishtinës kanë hequr pajimet e telefonisë mobile të të gjithë provajderëve nga Serbia në territorin e Kosovës qendrore.

Sipas RTS-së, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë marrë transmetuesit dhe po çmontojnë pajimet e telefonisë mobile të ndërmarrjeve të Serbisë.
Siç citon B92 dëshmitarët, policia speciale ka prerë kabllot dhe ka çmontuar pajimet.

Policia e Kosovës ka paaftësuar transmetuesit e Telekomit, Telenores dhe të VIP-it, të instaluara në disa lokacione në Kosovë, njoftojnë mediat e Beogradit. Aktualisht asnjëra nga këto nuk kanë sinjale në këtë territor.

Janë marrë transmetuesit në Badovc afër Graçanicës, në Gushtericë afër Lipjanit dhe Babin Most afër Obiliqit.


Aksioni është zhvilluar sot në orën pesë të mëngjesit dhe nuk njoftohet për ndonjë incident gjatë kryerjes së tij.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët

Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët

Botë
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Kalo në kategori