LAJMI I FUNDIT:

Policia apelon te qytetarët të kenë kujdes të shtuar në trafik

Policia apelon te qytetarët të kenë kujdes të shtuar në trafik

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, u bëjnë apel qytetarëve të Kosovës, që të kenë kujdes të shtuar në trafik. Ky apel u bë për shkak të kushteve atmosferike të fundit, pasi si pasojë e tyre, u rrit numri i aksidenteve.

“Referuar kushteve atmosferike, të reshurave të shiut dhe numrit të aksidenteve në trafikun rrugor, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti tek drejtuesit e automjeteve që të rrisin nivelin e sigurisë, të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën e tyre gjatë drejtimit të automjeteve e sidomos gjatë të reshurave, sepse me veprimet e tyre, jo vetëm që po rrezikojnë jetët e tyre, por po rrezikojnë edhe jetët e pjesëmarrësve të tjerë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës vazhdon të kërkoj nga drejtuesit e automjeteve, të respektojnë dispozitat ligjore, t’i përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, të mos drejtojnë automjetet derisa janë në ndikim të lodhjes, gjumit apo nën ndikim të alkoolit, t’i shmangen përdorimit të telefonit gjatë ngasjes si dhe veprimeve tjera që mund të shkaktojnë rrezik dhe pasiguri gjatë drejtimit të automjetit.


“Aksidentet në përgjithësi e sidomos humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku është shqetësuese jo vetëm për policinë, por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet një përkushtim dhe qasje më gjithëpërfshirëse proaktive”, thotë policia.

Policia e Kosovës me njësitet e saja policore vazhdon të ketë prezencë të shtuar policore, të monitorojnë dhe të menaxhojnë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat që parasheh ligji në trafik, masa ndëshkuese ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen në vazhdimësi me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veçanti këtyre me pasoja fatale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Lajme
MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

Lajme
​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

Arsim
Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Lajme
Kalo në kategori