Dorëheqja e kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, si reagim ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100 për qind për prodhimet e Serbisë, ka thelluar situatën politike në atë pjesë të vendit duke krijuar vakuum institucional dhe mundësi për pushtet të dyfishtë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.
Politologu Ramush Tahiri, thotë që dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore, në njërën anë, si dhe mosveprimi i njëjtë nga ana e kryetarëve të 6 komunave me shumicë serbe në pjesën tjetër të Kosovës, të cilët të gjithë i takojnë Listës Serbe, shpjegon konceptin e ndryshëm që ka ky subjekt politik.
Sipas tij, në veri të Kosovës, deri më tash ka ekzistuar një paralelizëm joformal, por ai tash po rrëshqet drejt formalitetit.
“Parashikimet janë që institucionet në veri, që janë të udhëhequra nga Lista Serbe, do të kërkojnë të hyjnë në negociata me strukturat e Kosovës. Pra, do të bëhet tërheqja e vendimit për taksën prej 100 për qind për prodhimet serbe dhe të plotësohen kushtet tjera që kanë të bëjnë me Bashkësinë e komunave serbe ose veriu do ta udhëheqë një politikë krejt tjetër, në të cilën institucionet e Kosovës nuk do të kenë qasje. Fundja, mund të kemi zgjedhje edhe në Kosovë, si shkas i kësaj krize”, tha Tahiri.
Njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, thotë që edhe më herët, pavarësisht situatës politike, përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët ishin pjesë e institucioneve të Kosovës, përfshirë edhe kryetarët e komunave, në fakt kanë qenë të kthyer kah Beogradi. Edhe në situatën e tanishme, kur kryetarët e komunave veriore kanë dhënë dorëheqjen, sipas tij, ata do të përpiqen ta mbajnë pushtetin.
Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, në një nga protestat në veri të Mitrovicës kundër taksës 100 % ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.
“E gjithë kjo është një tentim që të ata edhe më tej ta mbajnë pushtetin në mënyrë paralele në veri të Kosovës me mbështetjen e Beogradit. Por, mendoj që ashtu siç nuk janë të pranueshme taksat që janë vënë nga Qeveria e Kosovës dhe për këtë ka pasur reagime nga bashkësia ndërkombëtare dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra, në të njëjtën mënyrë, në rast se vendoset që të anulohen institucionet në veri, do të reagojë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe nuk do të lejohet diçka e tillë”, tha Nojkiq.
Ndërkaq, Petar Miletiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, vlerëson se vendosmëria e përfaqësuesve të Listës Serbe lidhur me pjesëmarrjen në institucionet lokale në veri të Kosovës, do të varet nga Beogradi zyrtarë, përkatësisht nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
“Se a do të jenë këto dorëheqje të qëndrueshme apo jo, do të shohim kur të flasë ai, i cili i ka trimëruar këta për një vendim të tillë”, tha Miletiq.
Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë ka miratuar veprimet e kryetarëve të komunave veriore dhe protestat e qytetarëve serbë në atë pjesë të vendit.
“Jam lumtur që serbët e Kosovës janë ngritur dhe zgjuar, si dhe kanë kuptuar se sa janë të goditur me këto masa dhe kanë treguar që janë faktorë politikë të rëndësishëm në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.
Por, a ka krijuar vakuumi institucional në komunat veriore situatë të rrezikshme për vendin?
Politologu Tahiri pohon një gjë të tillë, duke theksuar që tashmë në veri ekzistojnë udhëheqjet komunale që nuk e pranojnë pushtetin qendror të Kosovës.
“Tash, a do ta respektojë Qeveria e Kosovës ligjin e saj për pushtetin lokal dhe a do t’i shpallë zgjedhjet për kryetar të komunave në afat prej 40 ditësh, mbetet të shihet se a ka guxim, jo vetëm politik, por a ka guxim që t’i zbatojë vendimet.Mirëpo, në anën tjetër, nëse mbahen këto zgjedhje, a do të bojkotohen nga popullata serbe? nëse bojkotohet zgjedhjet nga popullata serbe, nuk besoj që Kosova ka fuqi dhe vullnet që të emëroj administrim të dhunshëm, siç bën për shembull Serbia nëpër komuna të caktuara ku rebelohen”, tha Tahiri.
Nojkiq shpreh mendimin se situata e krijuar në veri, me dorëheqjen e kryetarëve të komunave, më shumë është synimi Serbisë që të krijojë gjendje faktike, për t’i hapur rrugë idesë së Vuçiqit për caktim të kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.
“Ky praktikisht është tentim që të krijohet gjendje faktike, një pozicion përmes të cilit po provohet që të dilet nga problemi. Situata është e tillë që tashmë, praktikisht ekziston pushtet i dyfishtë dhe në bazë të kësaj, bashkësia ndërkombëtare do të tentojë që të bisedojë. Por, mendoj që edhe bashkësia ndërkombëtare nuk është tërësisht e unifikuar për një zgjidhje të tillë. Megjithatë, është e saktë që ajo që ka qenë ide e Vuçiqit, tash po e zbatojnë kryetarët e komunave në veri”, tha Nojkiq.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, deri më tash nuk ka dhënë shenja që për katër komunat veriore do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.
Sidoqoftë, sipas ligjit, vetëm Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), mund t’i ndryshojë afatet kohore për shpalljen e zgjedhjeve, në rast se kjo nevojitet për shkak të rrethanave.
Por, anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u ka skaduar mandati, kurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka mandatin e emërimit, ka kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit, ende nuk ka dhënë ndonjë mendim./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kryemadhi flet për listat e opozitës: Në 11 maj do të votoj Ilir Metën

Murtezani: Bashkëpunimi i thelluar me Turqinë është i rëndësisë së madhe për Maqedoninë e Veriut

Marta Kos në Tiranë: Reforma në drejtësi, gurthemeli i integrimit evropian, do t’i japim Shqipërisë 1 miliard euro

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker