LAJMI I FUNDIT:

Po rriten infeksionet me coronavirus në Britani, dominon varianti Delta

Po rriten infeksionet me coronavirus në Britani, dominon varianti Delta

Infeksionet me coronavirus në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur lehtë javën e fundit, me rreth 119,000 njerëz – nga 110,000 – tani pozitivë për virusin.

Shifrat e Zyrës për Statistikat Kombëtare, deri në 12 qershor, sugjerojnë se një në çdo 540 njerëz është i infektuar.

Varianti më infektues i Deltas llogaritet se po shkakton këtë rritje të numrave, thotë Public Health England, raporton bbc.


Megjithatë, ekzistojnë disa ndryshime rajonale në normat e infeksionit dhe disa lajme të mira për efikasitetin e vaksinës.

Anglia veri-perëndimore kishte përqindjen më të lartë të njerëzve nga çdo rajon në Angli që mund të dilnin pozitivë për coronavirus gjatë javës deri në 12 qershor – rreth një në 180. Anglia Lindore kishte vlerësimin më të ulët – rreth një në 2,480.

Trendi është “i pasigurt” në Skoci dhe Irlandën e Veriut, thotë ONS, ndërsa në Uells vlerësimi i fundit është një në 1,500 njerëz të infektuar – nga një në 1,300 në javën e kaluar – megjithëse ministri i parë, Mark Drakeford thotë se një valë e tretë është në proces në saje të variantit Delta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa

"Hëna e përgjakur" shfaqet në qiell - publikohen imazhe spektakolare nga fenomeni që mahniti shikuesit

Botë
Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Evropa
Kalo në kategori