LAJMI I FUNDIT:

“Plus” afat deri në shtator për të hyrë në treg

“Plus” afat deri në shtator për të hyrë në treg

Shtyhet disa herë afati për futjen në treg të operatorit të katërt mobil në Shqipëri. Korsorciumi që ka marrë licencën ku një nga aksionarët është edhe PTK-ja duhet të kishte lëshuar sinjalin në fillim të këtij viti, ndërkohë ende nuk ka ndodhur. Shtatori është afati i ri që i është lënë operatorit të katër për të hyrë në treg telefonisë në Shqipëri.

Drejtuesit e Agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Shqipërisë bëjnë të ditur se fillimisht u bënë shtyrje të afatit për shtrirjen me sinjal që duhet të bënte Konsorciumi që ka marrë licencën. Kjo u realizua vetëm më 8 korrik të këtij viti.

“Ka qenë i parashikuar që operatori do të përmbushte fazën e parë të detyrimeve rreth tre mujorit të parë të këtij viti, por për arsye objektive që u morën në konsideratë u realizua një shtyrje për muajin korrik. Më pas Autoriteti verifikoi përmbushjen e detyrimeve dhe rezultoi se ato janë përmbushur”, tha Rudolf Papa, këshilltar Ligjor në AKEP, raporton BalkanWeb.

Ndërkohë vonesa po konstatohen edhe në marrëveshjet e interkonjeksionit që operatoi katër “Plus” duhet të bëjë me operatorët e tjerë të telefonisë. Këto marrëveshje deri tani nuk janë arritur, çka ka bërë që Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe postare të shtyjë sërish afatin deri në shtator.


Në rast se edhe ne shtator, operatorët ekzistues nuk bien dakord për marrëveshjet e interkonjeksionit atëherë AKEP do të ndërhyjë për të zgjidhur situatën. Licenca e katër e telefonisë celulare u fitua nga një konsorcium, pjesë e të cilit është kompania kosovare PTK dhe disa shoqëri shqiptare /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori