LAJMI I FUNDIT:

Platini: Inter dhe Juve konkurrentë të fortë

Platini: Inter dhe Juve konkurrentë të fortë

Të martën fillon faza grupore e Ligës së Kampionëve, ndërsa presidenti i UEFA-s, Michel Platini, mendon se prej skuadrave italiane, Interi dhe Juventusi do të arrijnë sukses në edicionin e sivjetmë.

“Juventusi e ka forcuar skuadrën, dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe Interi. Nga ana tjetër, Milani po vuan, ndërsa aty është edhe Fiorentina”.

“Nuk do të jetë lehtë të tejkalohen ekipet angleze dhe spanjolle, por Interi dhe Juve më duken mjaft të përgatitur”, ka thënë Platini për të përditshmen torineze “La Stampa”.