LAJMI I FUNDIT:

Platini: Diego dhe Del Piero duhet të luajnë bashkë

Platini: Diego dhe Del Piero duhet të luajnë bashkë

Fillimi i mbarë i Diegos në sezonin e ri me Juventusin ka tërhequr edhe vëmendjen e legjendës franceze Michel Platini.

Presidenti i UEFA-s beson se Diego së bashku me ikonën Alessandro Del Piero mund t’i ndihmojnë Juves drejt sukseseve, për të lënë prapa Calciopolin që e dëmtoi shumë skuadrën më të suksesshme italiane.

“Nuk e njoh mirë Diegon, mirëpo ai i takon kategorisë së numrave dhjetë. Ai bën pjesë në grupin e lojtarëve që janë të uritur për gola. Dhe ai e ka emrin e Maradonës.

“Është një grusht i madh: Juve ka vënë gjithë bastin tek ai, ndërsa unë pres që ta shoh atë bashkë me Del Pieron”, ka thënë Platini për “La Gazzetta dello Sport”, i cili ka dëshirë të madhe që t’ia dorëzojë trofeun e Ligës së Kampionëve skuadrës së tij të dikurshme.