LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtarët e Gardës Nacionale refuzojnë të vaksinohen kundër COVID-19, Pentagon thotë se do të “përgjigjet në mënyrën e duhur”

Pjesëtarët e Gardës Nacionale refuzojnë të vaksinohen kundër COVID-19, Pentagon thotë se do të “përgjigjet në mënyrën e duhur”

Ministria e Mbrojtjes së SHBA-së, në “mënyrën e duhur” do t’i përgjigjet vendimit të Gardës Nacionale të Oklahomës, që refuzoi të përmbush kërkesën e Pentagonit që pjesëtarët e saj të vaksinohen kundër COVID-19.

“Jemi të informuar për memorandumin e gjeneralit të Oklahomas lidhur me vaksinimin kundër coronavirusit sa i përket pjesëtarëve të Gardës. Do t’i përgjigjemi edhe guvernatorit në mënyrën e duhur”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

“Sekretari Lloyd Austin beson se ushtria e vaksinuar është një ushtri më e përgatitur. Për këtë është urdhëruar vaksinimi i obligueshëm për të, përfshirë Gardën Nacionale që dukshëm i kontribuon misioneve në vend dhe jashtë”, tha Kirby.


Kjo deklaratë e Pentagonit vjen pasi që gjenerali i brigadës Thomas Manchino, që tani mbikëqyr punën e Gardës Nacionale në Oklahoma, refuzoi” kërkesën.

Manchino ka cituar letrën-kërkesën e guvernatorit dërguar Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin nga i cili kërkon të shqyrtohet anulimi i kërkesës.

Madje ai kishte inkurajuar të gjithë se nuk do të ndërmerren kurrfarë sanksione administrative kundër pjesëtarëve të Gardës që refuzojnë vaksinën kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori