LAJMI I FUNDIT:

Pirlo thyen heshtjen pas shkarkimit nga Juventusi

Pirlo thyen heshtjen pas shkarkimit nga Juventusi

Andrea Pirlo e ka pranuar se ai do të zgjidhte përsëri për të trajnuar Juventusin, edhe pse ai nuk priste të shkarkohej.

Juventusi sot (e premte) njoftoi shkarkimin e Pirlos pas sezonit të tij të parë si trajner i tyre.

Massimiliano Allegri është i gatshëm të zëvendësojë ish-mesfushorin në stolin e klubit Bianconer, ndërsa Pirlo ka folur tashmë pas shkarkimit.


Zyrtare: Andrea Pirlo shkarkohet nga Juventusi
Lexo po ashtu Zyrtare: Andrea Pirlo shkarkohet nga Juventusi

“Sezoni im i parë si trajner ka mbaruar. Ishte një sezon i komplikuar dhe i mrekullueshëm në të njëjtën kohë”, fillon Pirlo shkrimin e tij në Instagram.

“Kur më thirri Juventusi, unë kurrë nuk kam menduar për rreziqet, edhe pse ato ishin mjaft të dukshme. Respekti për këtë klub mbizotëroi dhe e njëjta gjë vlen edhe për dëshirën time për të luajtur në nivelet më të larta”.

“Nëse do të kthehesha në kohë, do të bëja të njëjtën zgjedhje, përkundër të gjitha pengesave që duhej të përballesha, lidhur me një situatë të vështirë për të gjithë, e cila nuk më lejonte të planifikoja zgjedhjet e mia dhe të ndiqja stilin tim të lojës”.

“Sidoqoftë, unë i arrita qëllimet e kërkuara. Kjo aventurë përfundoi në një mënyrë që nuk e prisja, por e ka bërë edhe më të qartë të ardhmen time”.

“Shpresoj se do të jetë plot me të njëjtën kënaqësi që kam pasur si futbollist. Është koha të filloj përsëri dhe të përballem me sfida të reja, unë dua të falënderoj ata të familjes Juventus që më mbështetën gjatë sezonit”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori