Gjatë gjithë karrierës, Picasso i kërkoi Mjeshtrit e Vjetër. Në kërkimin e tij për gjuhë avangarde është marrë me veprat e Velázquezit, Rembrandtit dhe El Grecos. “Arti i piktorëve të mëdhenj që jetojnë në kohë të tjera”, tha ai më 1923, “është më i gjallë sot se kurrë”, shkruan Kristina Foster për “The Financial Times”, transmeton Telegrafi.
Ekspozita “Picasso – El Greco” në Kunstmuseum të Bazelit, rishikon admirimin e Picassos për piktorët e mëdhenj të Rilindjes, veçanërisht obsesionin e tij të përjetshëm me një nga më të veçantët.
Por, si ndodhi që kjo figurë e shekullit XVI, që u lind në Kretë me emrin Domenikos Theotokopulos (i njohur në Spanjë si El Greco), të bëhet fanar për Picasson?
Në kohën kur Picasso lindi më 1881, pas disa shekujve në errësirë reputacioni i El Grecos po shkonte në rritje. Njihej si rebel që padiste klientët për paga më të larta dhe për humbjen e favoreve prej klientëve të mundshëm (më së shumti nga Filipi II i Spanjës) për shkak të riinterpretimeve të pazakonta të skenave fetare. El Greco atëherë nisi të njihej si shpirt ekspresionist.
Interesimi i Picassos për El Grekon lindi kur ishte student i artit në Madrid, në vitet 1890. Skicat e Picassos me fytyra të dobëta e me tipare të errëta dhe këndore, zbulojnë kënaqësinë e tij për atë që ai i quajti “të gjithë ata zotërinj me mjekër të mprehtë”. Por, studenti jo vetëm po imitonte; ai identifikohet me Mjeshtrin e Vjetër në një skicë të shkarravitur me fjalët “Yo El Greco” (“Unë, El Greco”).
Në vitin 1901, tragjedia e shtyu Picasson t’i drejtohej këtij mjeshtri të dramës emocionale. Skena e varrimit e pikturuar direkt pas vetëvrasjes së mikut të tij Carles Casagemas, i referohet drejtpërdrejt “Varrosjes së Kontit të Orgazit” të El Grecos (1586-88), në të cilën tabloja është e ndarë në seksione tokësore dhe qiellore. Kjo tablo nuk është në ekspozitë, por shohim të njëjtën teknikë këtu si te “Adhurimi i emrit të Jezusit” (c1577-79). Picasso imiton qiellin me re njëngjyrëshe, pa thellësinë e piktorit grek, por në vend të një grupi të engjëjve Parajsa imagjinohet si bordello plot gjallëri. Ajo që është e qartë është se, te El Greco, Picasso e gjeti një mjet për shprehje të lirë.
El Greco ishte burim krijues edhe kur Picasso u kthye drejt abstraksionit. Picasso dikur madje e përshkroi atë si “kubist në ndërtim”. Në të vërtetë, piktori i Rilindjes u shqua për shkëputjen nga perspektivat konvencionale. Ai vazhdoi të frymëzonte Picasson edhe në karrierën e tij të vonë, e cila është diskutuar më pak sesa ndikimi në veprat e mëparshme. Në ekspozitë hasim edhe te piktura e vitit 1967 “Musketari”, një figurë karikaturiste me kostumin e Rilindjes. Në anën e pasme ai ka shkruar “Domenico Theotocopulos van Rijn da Silva”, që është përzierje e emrave të tre heronjve të tij artistikë (El Greco, Rembrandt, Velázquez). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“T’A DIJË SHQYPNIJA PRÁ, E SHEKLLI MBARË, SE MÂ MBAS SODIT UN S’JAM SHQYPTÁR”
Si u injektua terrorizmi dhe u bë vijë politike e komunistëve në Shqipëri?
Frojdi, Niçe, Marksi: Mjeshtrit e Dyshimit
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
Fjalët e fundit të Gjon Destanishës, para ekzekutimit në Prishtinë: Rrnoftë Shqipnia, rrnoftë Flamuri kombëtar!
“Ëndërrimet”, përmbledhja e parë poetike e Naimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit