LAJMI I FUNDIT:

Pësoi një lëndim serioz ndaj Villarrealit – Ter Stegen do mbetet jashtë fushave për shumë kohë

Pësoi një lëndim serioz ndaj Villarrealit – Ter Stegen do mbetet jashtë fushave për shumë kohë

Barcelona shijoi një pasdite fantastike këtë të diel, teksa mposhtën në udhëtim Villarrealin me rezultat të thellë 5-1.

Sidoqoftë, kjo fitore u la atyre një shije të hidhur për shkak të lëndimit serioz që ka pësuar kapiteni i ekipit Marc-Andre Ter Stegen gjatë pjesës së parë.

Ter Stegen u pa në dhimbje të madhe menjëherë pas incidentit dhe u desh ndihma e personelit mjekësor për t’u larguar nga fusha.


Sipas informacioneve të para të Diario AS, zyrtarët e Barcelonës kanë frikë për portierin gjerman i cili rrezikon të humbasë pjesën e mbetur të sezonit dhe nëse konfirmohet lëndimi atëherë mund të mbetet jashtë fushave për nëntë muaj.

Sipas Helena Condis të COPE, Ter Stegen e ka lënduar zonën e gjurit dhe është transportuar në spital menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë.

Do të duhet të pritet 24 orë në mënyrë që të marrim një pamje më të qartë të lëndimit të gjermanit dhe në kampin blaugranas do të shpresojnë që ai ka evituar më të keqen./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori