LAJMI I FUNDIT:

Peshqit në Drin të Bardhë po ngordhin prej ujërave të zeza

Peshqit në Drin të Bardhë po ngordhin prej ujërave të zeza

Uji në lumin Drini i Bardhë në Prizren nuk është i helmuar. Ngordhja e peshqve vlerësohet të ketë ndodhur si pasojë e ujit të ndotur nga derdhja e ujërave të zeza, në pjesën ku Lumëbardhi i bashkohet Drinit.

Inspektorati nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka sqaruar për Top Channel se kjo ndodh çdo vit në periudhën e njëjtë, pasi ulet sasia e ujit në lum dhe rritet sasia e ujërave të zeza.

“Unë besoj që edhe banorët e dinë që bie rrjedha e Drinit në këtë periudhë dhe të gjithë e din se të gjithë kanalizimet e qytetit të Prizrenit derdhen aty, dhe derisa nuk kemi impiant për trajtimin e ujërave të zeza, Prizreni edhe në këtë periudhë kohore por edhe viteve të tjera do të na përsëritet nëse nuk ndërtohet impianti. Nëse themi si zgjidhet ky problem? Mund të them vetëm kur të ndërtohet impianti sepse këto ujëra nuk kanë ku të derdhen”, është shprehur inspektori i mjedisit, Mustafë Hyseni.


Ndërsa raportimet se po i njëjti lum u bë shkak i ngordhjes së bagëtisë, është hedhur poshtë pas rezultateve që treguan për shenja të sëmundjeve shtazore.

Me gjithë alarmin e ndezur, banorët e zonës vazhdojnë t’i kullosin bagëtitë buzë Drinit.

Ujërat e zeza nuk pritet të paraqesin problem për banorët e Kukësit, për shkak të largësisë, si dhe shtimit të sasisë së ujit nga Drini i Zi përveç burimit të Drinit të Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori