Para 50 vjetëve, dueti Simon dhe Garfunkel e realizuan këngën që u bë himn i viteve 1970. Por, reputacioni i saj si këngë dashurie, në fakt burimin e ka te protesta, shkruan Dorian Lynskey për BBC. Pjesë të shkrimit të tij, Telegrafi sjell më poshtë.
Në mbrëmjen e 30 nëntorit 1969, aktori i thinjur Robert Ryan, e bën këtë prezantim në CBS: “Këta dy kanë tërhequr pas vetes shumë të rinj në Amerikë, duke interpretuar tekstet për botën në të cilën jetojmë”. Ryan ishte adhurues i tyre dhe besonte se “ora në vazhdim do të jetë argëtuese dhe frymëzuese” (fjala është për atë programin “Songs of America”/“Këngët e Amerikës”, që për shkak të përmbajtjes – meqë shfaqen edhe skenat e Luftës së Vietnamit, Martin Luther King-u, varrimi i presidentit John F. Kennedy, luftëtari i të drejtave të punëtorëve Cesar Chavez, Marshi i Njerëzve të Varfër … – u shfaq vetëm një herë – v.j.)
Sipas producentit Robert Drew, Paul Simon donte ta përdorte kohën me shikueshmërinë më të madhe si një Kal Troje, si “një film shtëpie për atë se ku po mendon që kombi i tij ndodhej”.
Me regjinë nga aktori Charles Grodin, “Këngët e Amerikës” tmerruan sponsorët, si AT&T, që kërkonin t’ua kthenin 600 mijë dollarët e investuar. Por, të kënaqur nuk u ndanë as shikuesit që nuk donin ta shihnin botën tek shkatërrohej. Ndaj, programi nuk rishfaqet për 40 vjet. Por, ky reagim i publikut, do të nxis realizimin e një prej këngëve që do të përshkruajë më së miri jo vetëm vitet 1970: “Ura mbi ujin e trazuem”.
Teksa punonte për albumin e pestë, në pranverën e vitit 1969, Simon e kishte huazuar nga muzikanti Al Kooper, një album të vjetër grupit Swan Silvertones. Duke e dëgjuar vazhdimisht versionin gospel të këngës shpirtërore të shekullit XIX, “Oh Mari, mos qaj”, Paul Simon kaplohet nga vargu i improvizuar i këngëtarit Claude Jeter: “Do të jem ura jote mbi ujë të thellë, nëse i beson emrin tim”. Simon e kap kitarën, i luajti disa akorde gospel dhe nisi të shkruante një këngë rreth kësaj (dy vjet më vonë u njoh me Jeter-in dhe ia shkroi një çek). Në fakt, ndjehej sikur diçka po rridhte përmes tij. “Veten kam me shtrue”, thuajse kënga ishte pranë tij përgjithmonë.
“Nuk e kam idenë se nga erdhi”, tha ai në dokumentarin e vitit 2011, “Lojë harmonie”. “Erdhi, krejt papritur… Mbaj mend se thash që është diçka më mirë seç zakonisht shkruaj”.
Melodia dhe teksti nuk ishin akoma të sakta, por Simoni e dinte që “Ura mbi ujin e trazuem” ishte “e jashtëzakonshme”, edhe pse e dinte se fjalët ishin “shumë të thjeshta”.
Teksa Simon ishte në Nju-Jork duke shkruar këngën, Art Garfunkel ishte në Meksikë duke luajtur në filmin “Catch-22” të regjisorit Mike Nichols. Simon u ndje i braktisur, prandaj ishte shumë i ndjeshëm kur Garfunkel u takua me të në Los Anxhelos dhe e dëgjoi demon. Paul besonte se vetëm zëri i Art-it që ngjan me djemtë e koreve, mund ta rregullonte këngën, por Art-i e pëlqente tingullin falseto të Paul-it dhe hezitoi të dominonte në këngë. Garfunkel e thoshte si kompliment, Simon e merrte si mospërfillje. E tillë ishte gjendja e partneritetit të tyre, më 1969.
Incizimi i këngës nisi në gusht 1969, në Hollivud, ku producenti Roy Halee mblodhi muzikantët elitarë. Ishte punë e vështirë për Larry Knechtel-in, që ta përkthente këngën nga kitara në piano.
“Pauli donte gospel, po jo gospel!”, ka thënë ai.
Simoni thoshte se kënga do të duhej të ishte një “himn i shkurtë”, por Garfunkel dhe Halee insistuan që kënga të jetë më e gjatë. Prandaj, duhej një varg i tretë, të cilin Simon e shkroi në studio. Ajo u hap me mesazhin për bashkëshorten e tij Peggy Harper, e cila kohët e fundit ishte shqetësuar për thinjat e para: “Lundro, ti çikë e argjendtë”. Vokalet incizohen në Nju-Jork, në nëntor.
Kënga u lansua më 20 janar 1970 dhe ishte në top-lista për gjashtë javë në ShBA dhe për tri javë në Britani të Madhe. Albumi ishte për dhjetë javë në vendin e parë, me 25 milionë kopje të shitura dhe gjashtë çmime Grammy. Në Britani të Madhe ishte në maja të top-listave për 35 javë.
Për ironi, kënga që flet për besnikëri dhe solidaritet, shkatërroi miqësinë që lindi që në klasën e gjashtë.
“Kemi pasë telashe… kjo kishte të bënte me faktin se Art-i bënte filma në të njëjtën kohë”, ka thënë Simon, vitin e kaluar.
Partneriteti mund ta duronte një film, po jo dy. Kështu, pasi doli albumi, Art-i donte të luante në një film tjetër të Nichols-it. Paul u ndje i tradhtuar.
“Diçka u thye mes nesh, e kjo nuk mund të rregullohej”, ka thënë Simon.
Më 18 korrik 1970, në Nju-Jork përmbyllet turneu i albumit dhe, pa i thënë askujt asgjë, vazhduan rrugët, secili në drejtimin e vet.
Por, kënga “problematike” nxiti përpunime tjera. Deri në fund të vitit u interpretua nga Elvis Presley, Peggy Lee, Merry Clayton, The Jackson 5 dhe The Supremes. Më 1971 u interpretua nga Aretha Franklin, në kishë, duke e vulosur si gospel shekullar.
Ajo që e veçon këngën nga të tjerat është se i harrohet konteksti politik. Kënga u shkrua kur u tretën premtimet e viteve 1960. Pastaj, në pushtet ishte një urrejtës i liberalizmit, Richard Nixon, që mendonte se po e zëvendësonte Zotin.
Sidoqoftë, për gjeneratat e ardhshme u bë si një mjet i ndihmës së parë. Simon e ka interpretuar këtë këngë për të nderuar viktimat të 11 shtatorit 2001 dhe të Uraganit Katrina më 2005. E, pesëdhjetë vjet pas, teksa po futemi në dekadën tjetër, ende ndjehet protesta. Përkundër asaj që Garfunkel e quan “kaos i çka dreqin është kjo”, secili ndjen se sa peshë mbanë kjo këngë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare
Nominohen autorët për konkursin e veprës më të mirë dedikuar Skënderbeut

Neritan Ceka me tezat dhe zbulimet e reja për ilirët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës