LAJMI I FUNDIT:

Pesë fotot false që tërbuan rrjetet sociale (Foto)

Pesë fotot false që tërbuan rrjetet sociale (Foto)

Një ari dhe katër njerëz duke ia mbathur nga frika. Kjo foto u bë virale, por ishte fallco.

Në fakt ajo është shkrepur katër vite më parë gjatë një sekuence filmi ne Kolorado, por më pas u punua në Photoshop dhe u shpërnda në Facebook.

A është kjo grua duke shpëtuar nga magjistare nga nga vdekja me ujë? Jo. Në fakt kjo foto është marrë gjatë skene teatri në New Orleans në vitin 1940.



Kjo nuk është Marie Curie. Shikoni sa moderne duket veshja e saj. Është një aktore, Susan Marie Frontczak duke luajtur Curie. Dhe në fakt ky imazh po përdoret aktualisht nga Togo, Mali dhe Zambia për pullat postare të Curie.


A është kjo India e parë nga hapësira gjatë festivalit të dritave, Diwali? Sigurisht që jo, është fotomontazh.


A është vërtet ky turist Vladimir Putin duke shtrënguar duart me presidentit amerikan Ronald Reagan në vitet ‘80? Kjo foto është një konspiracion i çuditshëm në një lidhje me një komplot për të turpëruar presidentin amerikan gjatë vizitës së tij të parë në Moskë (Putin në atë kohë ishte një agjent i KGB). Zyrtarët rusë e kanë mohuar prerazi.