Pesë deklaratat e Eden Hazard që dëshmojnë se ai dëshiron një transferim te Real Madridi

Eden Hazard ka folur hapur se dëshiron të luajë për Real Madridin dhe këtë e ka thënë disa herë në intervista.
Ai e kishte pranuar se kur ka qenë fëmijë e ka kopjuar Zinedine Zidanen.
Sa ishte në Lille, por edhe tani me Chelsean, Hazard vazhdon t’i bëjë ‘oferta’ Madridit.
Marca ka zgjedhur pesë deklarata e tij kur ai ka treguar se është ëndërr të luajë më Real Madridin.
Hazard këtë e tha në një intervistë për L’Equipe ku e pranoi se do të donte të luante nën drejtimin e Zidanes në Real Madrid.
“Do të ishte e veçantë nëse Zidane që ka qenë idhulli im të më trajnoj”
Hazard, 7 shkurt 2016
Duke folur për Canal Plus, Hazard tha një vit më parë se do të donte të luante për Zidanen.
“Të gjithë e dinë respektin që kam për Zidane si lojtar, por edhe si trajner. Ai është idhulli im, nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në karrierën time në të ardhshmen, por do të ishte një ëndërr për të luajtur nën Zidane”.
Ai shtoi: “Jam mirë në Chelsea, por e admiroj Real Madridin”.
“Unë nuk e fsheh që e kam admiruar gjithmonë Real Madrid”
Hazard, 23 nëntor 2017
Hazard, në një intervistë të L’Equipe përpara Kampionatit Botëror deklaroi se për të kaluar te Real Madridi, nuk ka nevojë të bindet.
“Interesat reale të Madridit më interesojnë, siç e dinë të gjithë, nëse nuk më duan mua atëherë ata nuk kemi nevojë të flasin për këtë”.
“Nëse ata duan të më blejnë atëherë ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”.
“Nëse Real Madrid dëshiron të nënshkruajë me mua atëherë ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”
Hazard, 18 qershor 2018
Pastaj ai foli për Bein Sports në fund të Kampionatit Botëror: “Nëse do të doja të shkoj në Madrid pa Zidane? Real Madridi është një ëndërr për këdo”.
“Me ose pa Zidanen, Real Madridi është një ëndërr për këdo”
Hazard, 9 korrik 2018
Dhe pas ndeshjes kundër Southamptonit, ai tha: “Real Madridi është klubi më i mirë në botë, nuk dua të gënjej, është ëndrra ime që kur isha i ri. Kam ëndërruar për këtë klub, do ta shohim”.
“Madridi është ende ëndrra ime, ata janë ekipi më i mirë në botë”
Hazard, 8 tetor 2018
Mbetet të shihet nëse dashuria mes Hazardit dhe Real Madridin do të ketë bashkim.
‘Mbretërve’ iu duhet një lider i ri në sulm, pasi në kohën e fundit kanë dështuar ta gjejnë portën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë