LAJMI I FUNDIT:

Përveç Lladrovcit, PDK rikandidon edhe tre kryetarë të tjerë në zgjedhjet lokale

Përveç Lladrovcit, PDK rikandidon edhe tre kryetarë të tjerë në zgjedhjet lokale

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), po vazhdon përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Kjo parti ka bërë të ditur se në katër komuna të Kosovës, do të rikandidoj sërish kryetarët aktual.

Përmes një njoftimi PDK ka bërë të ditur se ka rikandiduar Agim Aliun në Ferizaj, Naim Ismajlin në Shtime dhe njëjtë pritet të bëjë edhe me Ramiz Lladrovcin në Drenas dhe Besim Ilazin në Kaçanik.


“Partia Demokratike e Kosovës, respektivisht Kryesia Qëndrore, ka qenë mëse e qartë në janar të këtij viti kur ka vendosur publikisht që të rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave në të cilat qeverisë ajo”, ka njoftuar PDK.

Hoxhaj: Ramiz Lladrovci është kandidat për kryetar të Drenasit, kjo është çështje e mbyllur
Lexo po ashtu Hoxhaj: Ramiz Lladrovci është kandidat për kryetar të Drenasit, kjo është çështje e mbyllur

I gjithë ky sqarim ndodhi pasi dega e PDK-së në Drenas ka zgjedhur Driton Ajazin që të kandidojë për kryetar të Drenasit dhe jo kryetarin aktual të komunës, Ramiz Lladrovcin.

Pas kësaj erdhi edhe njoftimi i partisë ku u tha se Lladrovci do të jetë kandidat për Drenasin, madje kjo u quajt çështje e mbyllur.

“Javën e kaluar, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj u ka sqaruar edhe në takime private kryetarit të Degës së Drenasit, Sejdi Hoxhës dhe deputetit Ferat Shala, se kandidatura e Ramiz Lladrovcit për Komunën e Drenasit është çështje e mbyllur”, u tha në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori