LAJMI I FUNDIT:

Përveç buxhetit, iPhone 12 mund t’iu ‘shkaktojë’ edhe dëmtime fizike

Përveç buxhetit, iPhone 12 mund t’iu ‘shkaktojë’ edhe dëmtime fizike

Disa përdorues të hershëm të iPhone 12 po ankohen se skajet e telefonit janë mjaft të mprehta se po shkaktojnë dëme, sipas një raporti.

Disa fotografi të shpërndara gjoja nga disa përdorues të hershëm në Kinë, tregojnë prerje dhe shenja presioni në gishta dhe fajësojnë iPhone 12, i cili u bë i disponueshëm në SHBA, Kinë dhe disa vende të tjera më pak se një javë më parë, transmeton Telegrafi. Kjo nuk duket se po pëlqehet nga tifozët e Apple të cilët janë jashtëzakonisht të lumtur të shohin rikthimin e modelit të sheshtë, të ngjashëm me iPhone 4.


Një raport i botuar nga GizChina mbante fotografitë e diskutueshme që tha se ishin postuar në WeChat nga përdoruesit në Kinë. Njëri prej tyre tregoi një dorë me shenja presioni të thellë dhe një fotografi tjetër më e dukshme tregonte një gisht të gjakosur me një shirit ndihmës të varur nga plaga. Të dy e fajësuan në iPhone 12.

Ndërsa iPhone 12 dhe 12 Mini kanë forma të sheshta, të mprehta të bëra nga alumini, 12 Pro dhe 12 Pro Max kanë anësore çeliku inox. /Telegrafi/