LAJMI I FUNDIT:

Përurohet rruga e re në qendër të Kastriotit

Përurohet rruga e re në qendër të Kastriotit

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Kastriotit, Rexhep Kelani, përuruan të hënën rrugën e re të asfaltuar në qendër të këtij kësaj qyteze.

Me këtë rast ministri Limaj, është shprehur se, ”asfatimi i kësaj rruge i ka dhënë kuptim dhe prespektivë qytezës së Kastriotit”. Ai gjithashtu theksoi se Ministria e Transportit vazhdon t’i mbështesë projektet e komunave, duke ju ndihmuar në bashkëfinancime.

“E falënderoj kryetarin e komunës që e ka bërë përzgjedhjen e projekteve të cilat kanë qenë të domosdoshme për këtë komunë, andaj ne e kemi mbështetur kërkesën e tyre” vlerësoi Limaj, duke shtuar se komunat janë ato që i zgjedhin prioritetet ndërsa ne vetëm i ndihmojmë në realizimin e tyre.

Ministri Limaj gjithashtu theksoi se në këtë komunë është duke u ndërtuar edhe rruga e cila e lidh Kastriotin me Drenasin. Sipas ministri të MTPT-së, ky projekt është madhor, për të dyja këto komuna dhe për vendin tonë i cili kap një vlerë prej 6 milionë eurosh, çka do të thotë se në komunën e Kastriotit po investohen rreth 7 milionë euro.


Ndërsa kryetari i Kastriotit, Rexhep Kelani tha se ndihet mjaft i gëzuar pasi që dhjetë vjet pas çlirimit të kësaj komune po përurohen rrugë të reja dhe të mirëseardhura për këtë komunë.

Kelani, gjithashtu falënderoi ministrin Limaj, për ndihmën e dhënë në realizimin e këtyre projekteve.

Vlera e projektit të rrugës së përuruar, kalon mbi 850 mijë euro, prej të cilave MTPT-ja ka financuar 810 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër të komuna. /Telegrafi/