Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi dhe shefi i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Kjartan Bjornsson, kanë përuruar të premten Parkun e Bizneseve në Mitrovicë, që është realizuar me donacionet Agjencionit Evropian për Rindërtim (AER) në vlerë prej 350 mijë eurove.
Me këtë rast, Kryetari Rexhepi, ka vlerësuar se ky projekt është i pari i kësaj natyre që realizohet në Kosovë dhe do të ndihmoj bizneset në krijimin e kushteve më të mira për punë.
Ai theksoi se rëndësi e veçantë e këtij projekti është se do të krijohen mundësi edhe për hapjen e vendeve të reja të punës në këtë qytet, ku papunësia është e madhe.
Në anë tjetër, shefi i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Kjartan Bjornsson, uroi pronarët e bizneseve dhe qytetarët mitrovicas për këtë projekt mjaft të rëndësishëm.
Në këtë Park të Bizneseve përfitues janë gjithsej 22 biznese, mirëpo deri me tani janë aktivizuar vetëm 7 sosh, përderisa 4 të tjera janë në përgatitje për të filluar punën normalisht.
Parku i Biznesit është ngritur në një zonë që më parë shfrytëzohej si treg i kafshëve me një sipërfaqe të përshtatshme për vendosjen e bizneseve prodhuese për një periudhe 10-vjeçare pa pagesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve