LAJMI I FUNDIT:

Përurohet fabrika me investime pesë milionë euro

Përurohet fabrika me investime pesë milionë euro

Është hapur fabrika për prodhimin e shtyllave elektrike nga betoni i armiruar, partneritet i “Tehno-Betonit” nga Varazhdini dhe Kompanisë “Burimi” nga Mitrovica, me një investim prej pesë milionë euro në të priten të punësohet deri në 50 punëtorë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, tha se fabrika e re vjen si rezultat i afarizmit të zhvilluar në mes të Kosovës dhe Kroacisë.

“Bashkëpunimi ekonomik ka një rëndësi të veçante në marrëdhëniet në mes të dy shteteve mike. Le të jete ky një shembull i cili do t’i inkurajoj edhe investitorët e tjerë se në Kosovë mund të krijohet partneritet i mirëfilltë”, u shpreh Gërxhaliu.

Fabrika e re e quajtur ”Tehno Burimi” do të prodhoj shtyllat elektrike nga betoni i armiruar. Në të janë investuar mbi pesë milion euro dhe do të punësohen nga 35 – 50 punëtorë.


Ambasadori i Kroacisë në Kosovë Zllatko Kramariq, theksoi se Kosova do të jetë një nga partnerët kryesor ekonomik të Kroacisë në rajon. /Telegrafi/