Të paktën shtatë ushtarë u vranë në një sulm nga persona të armatosur të paidentifikuar në Pakistanin.
Kriminelët sulmuan një post sigurie në rrethin Harnai, të provincës Balochistan herët të dielën, njoftuan mediat ushtarake pakistaneze.
Oficeri i lartë i policisë, Shawli Tareen dha një numër pak më të lartë të vdekjes se ushtria, duke thënë se gjatë shkëmbimit të zjarrit, gjashtë personel paraushtarak dhe dy roje private u vranë, raporton aljazeera.
Ai tha se gjashtë ushtarë të tjerë u plagosën rëndë në sulm. “Sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes dhe u futën në terrenin malor përpara se skuadrat e tjera të sigurisë të arrinin për të ndihmuar”, tha Tareen.
Sulmi në Korpusin Kufitar vjen një ditë pasi një bombë shpërtheu pranë një fushe futbolli, duke vrarë dy shikues dhe duke plagosur gjashtë të tjerë në rrethin Panjgur në jugperëndim të Balochistanit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251