LAJMI I FUNDIT:

Përshkallëzohen tensionet në mes të Ukrainës dhe Rusisë

Përshkallëzohen tensionet në mes të Ukrainës dhe Rusisë

Parlamenti i Ukrainës do të vendosë nëse do të shpallë gjendjen e luftës, pas kapjes së tri anijeve ushtarake nga Rusia në natën e së dielës.

Protestuesit janë mbledhur jashtë Ambasadës ruse në kryeqyetin e Ukrainës, Kiev dhe një veturë e ambasadës është përfshirë nga flakët.

Incidenti, që ka ndodhur në ujërat e Gadishullit të Krimesë përbën një përshkallëzim tensionesh në mes të të dyja shteteve.


Edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent lidhur me këtë çështje.

Secili shtet fajëson njëri-tjetrin për incidentin, në të cilin disa anëtarë të ekipit ukrainas janë plagosur.
Gjatë një takimi të Këshillit të Ukrainës për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i ka përshkruar veprimet e Rusisë si “ të paprovokuara dhe të çmendura”.

Ai ka thënë se do t’i kërkojë parlamentit të hënën të shpallë gjendjen e luftës, mirëpo, sipas tij, kjo jo domosdoshmërisht nënkupton “shpallje të luftës”.

“Ukraina nuk planifikon të luftojë me askënd”, ka thënë ai.

Tensionet në mes të të dyja shteteve kanë nisur më 2014, pasi Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina, si dhe ka mbështetur vazhdimisht separatistët në konfliktin në lindje të Ukrainës, që ka rezultuar me 10,300 viktima. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i të vrarëve në Poltava - publikohen pamjet e para pas sulmeve të Rusisë

Rritet numri i të vrarëve në Poltava - publikohen pamjet e para pas sulmeve të Rusisë

Evropa
Mesazhi i një pengu izraelit pak para se të vdiste: Popull mos na lini pas dore, Netanyahu dështoi

Mesazhi i një pengu izraelit pak para se të vdiste: Popull mos na lini pas dore, Netanyahu dështoi

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Dorëhiqen tre ministra ukrainas

Dorëhiqen tre ministra ukrainas

Evropa
SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

Evropa
Parashutistët ukrainas ndalin sulmin rus në Donetsk, ushtarët e Putinit fillojnë të tërhiqen kur mësojnë se janë shënjestër e artilerisë

Parashutistët ukrainas ndalin sulmin rus në Donetsk, ushtarët e Putinit fillojnë të tërhiqen kur mësojnë se janë shënjestër e artilerisë

Evropa
Kalo në kategori