Gënjeshtra është një nga faktorët kryesorë që ndikon në zhvillimin e fëmijës. Para se një fëmijë të thotë gënjeshtrën duhet të dijë të vërtetën, të mendojë me zgjuarsi një realitet alternativ, për t‘ia "shitur" më pas atë me bindje një të rrituri.
“Fëmijët tanë gënjejnë, sepse jemi në prindërit e tyre që ua mësojmë”. Testi provokues i cili është arritur përmes disa studimeve është publikuar në kopertinën e “New York Magazine”: ‘white lies‘ gënjeshtrat e vogla të pafajshme që thuhen nga nëna dhe babai në prani të të vegjëlve, krijojnë një model sjelljeje të ngjashëm dhe imitues nga fëmijët.
Fenomeni është universal. Në një studim të bërë nga një kërkuese amerikane është vënë re se 98% e adoleshentëve të intervistuar kanë treguar gënjeshtra pafund në 12 “fusha”. Gënjeshtrat më të zakonshme? Arsyetimin e justifikimeve, në përdorimin e alkoolit dhe drogës, identitetin e miqve, filmat e parë (natyrisht “filmat që ndalohen për minorenët”), t‘i japin makinës në gjendje të dehur, festat (pa praninë e të rriturve).
Gënjeshtrat fillojnë në moshë shumë të vogël, rreth 2-3 vjeç dhe variojnë sipas inteligjencës së fëmijës, më të zgjuarit thonë më shumë gënjeshtra.
“Gënjeshtra është një nga faktorët kryesorë që ndikon në zhvillimin e fëmijës. Para se një fëmijë të thotë gënjeshtrën duhet të dijë të vërtetën, të mendojë me zgjuarsi një realitet alternativ, për t‘ia “shitur” më pas atë me bindje një të rrituri”, thotë një studiuese nga “McGill University” dhe autore e një sërë studimesh mbi fenomenin në fjalë.
Një nga eksperimentet e saj, që titullohet “The Peeking Game” (Loja e qyqeve) ka shërbyer për t‘i ulur fëmijët e klasave fillore me fytyrë nga muri për të gjetur identitetin e një lodre në bazë të muzikës së prodhuar pas shpinës së tyre. “Pas tri përgjigjesh të gabuara dinin të fitonin një çmim, 76% e pjesëmarrësve u ngatërruan dhe mes tyre 95% e mohuan një fakt të tillë”, tregon studiuesja.
Nëse çdo moshë ka gënjeshtrat e saj, arsyet që i shtyjnë fëmijët të tregojnë gënjeshtra ndryshojnë. Për shembull në moshën 4-vjeçare një nga arsyet që fëmijët gënjejnë është frika se mos ndëshkohen. Kur mbushin 6, është dëshira për të hyrë në shoqëri, ndërsa kur arrijnë të 11-18-at është periudha ku çdo fëmijë kërkon të ketë një identitet të vetin, të fshehtë ose të pavarur nga prindërit. Në moshën 11-vjeçare, fëmijët janë më rebelë dhe më gënjeshtarë sesa kur arrijnë të 18-at.
Nuk ka shumë rëndësi nëse pjesa më e madhe e shtatëvjeçarëve mësojnë nga prindërit që “nuk është të tregosh gënjeshtra”. Studiuesit janë mjaft të shqetësuar dhe pohojnë se përpjekjet e tyre nuk po funksionojnë, pasi sjellja e të rriturve nuk ka ndryshuar aspak karshi të vegjëlve, madje është përkeqësuar.
“Kanë mësuar të imitojnë nënën dhe babanë. Është vënë re që ato imitonin prindërit kur refuzonin ftesën e një fqinji apo të afërmi, duke i gënjyer se ishin të sëmurë. Prindërit duhet t‘i mësojnë fëmijët e tyre të sillen me edukatë, jo në mënyrë hipokrite, pasi vlera të tilla ndikojnë negativisht në formimin e një personaliteti”.
“Fëmijët rriten me një nocion të dykuptimtë të ndershmërisë si diçka të rrezikshme që krijon vetëm konflikte dhe kështu gënjeshtrat janë një mënyrë e preferuar për të mbajtur harmoninë familjare dhe shoqërore”, vazhdon më tej studiuesja. Kësaj i shtohet edhe fakti që shpesh prindërit i detyrojnë fëmijët e tyre të fokusohen vetëm në një fushë të caktuar, duke i bërë kështu të dalin nga vetvetja dhe të gënjejnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë mënyrat se si shqetësimi i tepërt ndikon tek fëmijët tuaj

Gjashtë gabimet seksuale që nuk duhet t’i bëjnë femrat

Donatella largohet nga posti i drejtoreshës kreative të brendit Versace

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Stilime flokësh që tregojnë se prerja ‘bob e gjatë’ duket fantastike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës