LAJMI I FUNDIT:

Kujdes! Këto janë arsyet pse fëmijët bëhen gënjeshtarë: Prindër, a është faji juaj?

Kujdes! Këto janë arsyet pse fëmijët bëhen gënjeshtarë: Prindër, a është faji juaj?

Prindërit e rreptë mund të krijojnë frikë serioze për fëmijët e tyre

Qëndrimi i rreptë dhe autoritar i prindërve mund ta bëjë fëmijën një gënjeshtar shumë të mirë.


Sipas studimeve, fëmijët që kanë frikë të thonë të vërtetën do të preferojnë të gënjejnë, për të shmangur ndëshkimin.

Ekspertja e sjelljes së fëmijëve, Victoria Talwar, thotë se me kalimin e kohës fëmija do të fillojë t’i mashtrojë prindërit dhe do të bëhet më i mirë në këtë gjë, ndaj ndoshta është më mirë të bëheni pak më të butë ndaj tyre ndonjëherë transmeton Telegrafi.

Gënjeshtra e një fëmije nuk duhet të jetë gjithmonë një shenjë e keqe

Talwar, në bashkëpunim me kolegët e saj, erdhi në dijeni, përmes një eksperimenti që ata e quajtën lojë fshehjeje. Hulumtimi u krye tek nxënësit e një shkolle liberale dhe strikte në Afrikën Perëndimore. Fëmija u la në një dhomë me një pajisje ose një objekt që bën një lloj tingulli karakteristik, për shembull një fshesë me rrymë ose një makinë larëse. Më pas ata do ta udhëzonin fëmijën të dallonte se cili tingull është pa e parë. Victoria pretendon se gënjeshtra e një fëmije nuk duhet të jetë gjithmonë një shenjë e keqe.

Objekti i fundit do të prodhonte një tingull krejtësisht jo karakteristik. Nëse fëmija e dinte se për çfarë teme bëhet fjalë, ai gënjen.

Duke shpikur, fëmija zhvillon imagjinatën dhe aftësitë psikologjike. Ekziston një probabilitet i lartë që fëmija më vonë të zhvillojë inteligjencë më të mirë.

Tek fëmijët që shkonin në shkolla më pak të rrepta, liberale, niveli i gënjeshtrës ishte i ngjashëm me atë në shkollat perëndimore, ndërsa tek fëmijët që kalonin eksperimentin e rreptë të shkollës, gënjeshtra ishte e shpeshtë dhe shumë e praktikuar. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Moda
Vetëm gratë e guximshme si Heidi Klum mishërojnë stilin e veshjes kështu

Vetëm gratë e guximshme si Heidi Klum mishërojnë stilin e veshjes kështu

Moda
Kalo në kategori