LAJMI I FUNDIT:

Përmbytje të befasishme në Britani, disa pjesë vërshohen nga uji brenda natës (Video)

Përmbytje të befasishme në Britani, disa pjesë vërshohen nga uji brenda natës (Video)

Me dhjetëra vetë janë evakuuar në Lancashire të Britanisë, pas përmbytjeve të befasishme gjatë natës, pasojë e shirave të rrëmbyer që kanë shkaktuar probleme të mëdha të trafikut.

Aq shumë ankesa kanë marrë shërbimet e emergjencës, sa u detyruan t’u kërkojnë banorëve të mos telefonojnë nëse nuk janë në situatën që t’iu kërcënohet jeta.

Vërshimi i ujërave bllokoi lëvizjen e trenave në zonë, e policia e North Yorkshire bëri me dije se një numër automjetesh ishin mbuluar nga uji në një autostradë kryesore.


Sipas zyrës kombëtare të Meteorologjisë, brenda 24 orëve në Lancashire ka rënë gati 4.3 cm shi.

Ndërkohë, përcjell tch, zonat e larta të Skocisë po bëjnë llogaritë me dëborën, duke detyruar autoritetet të dilnin pak pas mesnatës me paralajmërimin për kujdes, sepse një pjesë e rrugëve dhe hekurudhave pritet të mbuloheshin prej saj në orët e mëngjesit dhe vështirësitë mund të zgjasin përgjatë të gjithë ditës.

Nuk është më e qetë situata as në jug, ku e enjtja nisi me erëra të fuqishme.

Zyrtarët lokalë në Lancashire thonë se të gjitha agjencitë e zonës kanë punuar për koordinimin e përpjekjeve, me qëllim minimizimin e problemeve dhe mbrojtjen e publikut, e do të vazhdojnë të mbështesin sa më mirë të munden komunitetet më të prekura nga përkeqësimi i motit.

Në trend Botë

Më shumë
Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Serbia
Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Botë
Dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e Budapestit, rebelohen kundër Orbanit

Dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e Budapestit, rebelohen kundër Orbanit

Evropa
Pamjet e aeroplanit të djegur të American Airlines tregojnë se pasagjerët kanë bërë një gabim të madh

Pamjet e aeroplanit të djegur të American Airlines tregojnë se pasagjerët kanë bërë një gabim të madh

Botë
Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Botë
Kalo në kategori