LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllet manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”

Përmbyllet manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”

Në fshatin Tërnoc të Bujanocit është përmbyllur me sukses manifestimi i 13-të tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”, i cili u shënua me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive.

Familjarë, veteran, invalid të UÇPMB-së, qytetarë, përfaqësues të institucioneve lokale dhe politike e mysafirë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi morën pjesë në përkujtimin e Ridvan Qazimit, alias Komandant Lleshi dhe, atyre që luftuan për të drejtat e liritë e shqiptarëve në Luginë dhe më gjerë.


Hisen Qazimi, babai i komandat Lleshit me një zë të krenarisë i përshëndeti masën e tubuar për nderin dhe respektin që kanë treguar të gjithë pjesëmarrësit për gjithë luftëtarët e lirisë e veçmas për komandat Lleshin. Jetën dhe veprën e Ridvan Qazimit e prezantoi Edmond Isufi nga OVL e UÇPMB-së, duke e përshkruar Lleshin si një burrë të madh dhe veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare, i cili nuk hezitoi të sakrifikojë edhe jetën e tij për lirin e pakët që po e gëzojnë shqiptarët në këtë rajon.

“Në kohët më të vështira komandant Lleshi, diti të ec drejt rrugës së zgjidhjes së problemit kombëtar dhe ai ishte një strateg dhe diplomat i çështjes shqiptare në Luginë”, tha ish shefi politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi deklaroi se sakrifica e komandat Lleshit që bëri për lirin e atdheut është e shenjtë dhe do të kujtohet gjithmonë si një dëshmi se liria nuk fitohet lehtë.

Në nderim të kontributit të Ridvan Qazimit në sport, Klubi futbollistik Tërnoci organizoi edhe një ndeshje miqësore në mes të KF Tërnocit dhe KF Bilaçit. Komandant Lleshi kishte dhënë një kontribut të lartë në zhvillimin e klubit futbollistik Tërnoci, të cilin, një kohë e kishte drejtuar.

Përfundon Festivali revial “Shkurt, shqip për Vajën”

Për herë të parë, për nder të Komandant Lleshit, u mbajt edhe një festival revial i filmit të shkurt me moton “Shkurt, shqip për Vajën, në të cilin publiku pati rastin të shohë këta filma:

1. “Zakonisht” – Skenari: Valon Bujupi
Regjia : Kastriot Saqipi / Lugina e Preshevës
2. “Procesi” – Skenari dhe regjia: Robert Bacaj / Kosovë
3. “Lypja” – Skenari dhe regjia: Vasjan Lami /Shqipëri
4. “Windows XP”- Skenari & regjia: Ujkan Hysaj / Kosov
5. “Kaona”- Skenari dhe regjia: Ujkan Hysaj /Kosovë
6. “Leonardi” – Skenari: Naser Shatrolli, regjia: Arian Mustafa /Kosovë
7. “Njerëzit e humbur”- Skenari dhe regjia: Hareza Basha / Kosovë
8. “Maratona”- Skenari: Avni Halimi, regjia Robert Bacaj /Kosovë
9. “Prapa territ”- Regjia: Arben Thaqi / Kosovë
10. “Rruga” – Skenari dhe regjia: Osman Demiri/ Maqedoni
11. “Hekurishtja”- Skenari dhe regjia: Burim Haliti / Kosovë
12. “Te liqeni” – Skenari dhe regjia: Amir Vitia /Kosovë.

Në këtë festival u ndanë mirënjohje për aktorin dhe producentin Avni Dalipi, regjisorët Kastriot Saqipi, Robert Bacaj, Burim Haliti, Osman Demiri etj.

Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” u përmbyllë me një këngë folklorike të kënduar nga Shoqëria Kulturoro-artistike “Shqiponjat” nga Karadaku i Preshevës./Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
PLAK BUDALLA

PLAK BUDALLA

Fjala+
POETI

POETI

Poezi
Çorapet e arnuara të shokut Enver

Çorapet e arnuara të shokut Enver

Kulture
BIR

BIR

Poezi
NËNA IME

NËNA IME

Fjala+
“Ditët e Mios”

“Ditët e Mios”

Kulture
Kalo në kategori