Nga: Kastriot Dervishi
Në librin e Sulo Hekuran Dalipajt (komandant i grupit të sigurimit të Enver Hoxhës, njohur për publikun si Sulo Gradeci), 30 vjet pranë shokut Enver (në fakt me gënjeshtër qysh në titull sepse shërbeu 19 vjet në vitet 1966-1985), botuar në vitin 1986, gjen lloj-lloj xhevahiresh. Në fakt, vetë shoku Enver në librat e vet ishte kujdesur ta mësonte popullin se djathi, mishi, pijet etj., ishin të dëmshme për shëndenë. Për këtë arsye, kish vendosur dita të rrepta që u thonin triska apo tollona. Simbolike u bënë në atë kohë çorapet e shokut Enver, simboli i një regjimi brekëgrisurish. Ja çfarë ka hedhur në kartë shoku Sulo për këtë pjesë:
Kohë më parë do të porositeshin disa palë çorape për shokun Enver. U kërkua se ç’modele do të paraqiteshin dhe shoqja Nexhmije na dha një palë çorape të mëparshme. Ato ishin të arnuara!
– Pse këto të dërgohen për model? – i tha shoku i ngarkuar.
– Ç’të keqe ka? – ia ktheu ajo.
– Enver Hoxha me çorape të arnuara?! – tha shoku.
Ajo qeshi.
– Mirë, – tha, – s’ka pse të thuhet se të kujt kanë qenë e për kë do të blihen të reja. Por, edhe që të habiteni për këto çorape që i ka mbajtur shoku Enver, s’ka përse. Ai s’i ka mbajtur kështu se s’kemi pasur, apo se s’mund të blinim të tjera. E vërteta është se ai e ka pasur për zakon t’i përdorë gjer në fund e nëse në një vend griseshin pak mund edhe të qepeshin me kujdes. Kjo s’është shenjë varfërie! Është shenjë nikoqiri!
Jo vetëm shoku Enver ishte i këputur fare, por edhe nipat e tij rronin keq e ishin me arna. Në librin e Sulo Gradecit shkruhet jo vetëm për arnat e çorapeve të shokut Enver, por edhe për arnat e nipit të tij, Shpatit. Si shfaqje estradë, në libër paraqitet kështu kjo pjesë:
Shoku Enver zemërohej nësë dëgjonte për ndonjë trajtim të veçantë dhe këto kanë pasur efekte edhe për edukimin e tyre revolucionar, por edhe për edukimin e të tjerëve.
Kjo frymë u transmetua edhe te më të vegjlit, te nipërit e mbesat. Në një nga ditët e gushtit të vitit 1983 kur shoku Enver ishte me pushime në Pogradec, u mblodhën bashkë të gjithë të vegjlit. Shoku Enver i thirri të bënin një fotografi dhe ata rendën. Mirëpo Shpati, që kishte dalë më herët, i kishte pantallonat me arna. Shoqja Nexhmije i tha që të shkonte e të vishej me të rejat, “për fotografi”.
– Lëre të dalë kështu, – i tha shoku Enver, – Le të dalë me origjinalitetin e fëmijës.
Ne, me gjithë kundërshtimin e shoqes Nexhmije e bëmë fotografinë dhe arnat e Shpatit duken që larg. Fotografia shpreh një të vërtetë: Fëmijët, si fëmijë që janë, në jetën e përditshme i mbajnë pantallonat edhe me ndonjë arnë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert