LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet aktori ferizajas, Misret Halili

Përkujtohet aktori ferizajas, Misret Halili

Në dhjetëvjetorin e ndarjes nga jeta, të mërkurën pasdite në Ferizaj është përkujtuar aktori dhe ish-drejtori i Tetarit Profesionist “Adriana”, Misret Halli.

Në një akademi kushtuar jetës dhe veprës së tij, është thënë se Misreti ka qenë një aktorë me potencë të lartë skenike e krijuese, një aktor i rrallë me një të folur skenike aq të pastër sa që ja kanë pasur lakmi edhe aktorët më me nam.

Fahri Hysaj e Haqif Mulliqi, kanë sjellë momente nga puna e përbashkët në teatër, ndërsa një biografi të plotë të tij para të pranishmëve e ka sjellë shoku i tij i ngushtë, miku e bashkëvendasi, Rrahim Sadiku, duke e portretizuar figurën e tij, si të një njeriu që ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në teatër, por edhe në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të tëra.


Edhe shoku i klasës dhe kolegu i tij, mësuesi Musa Limani, ka sjellë momente të një rrugëtimi të përbashkët jetësor që nga bankat e shkollës fillore e deri te puna e përbashkët në arsimimin e brezave.

Kompozitori i mirënjohur, Fahri Beqiri,ka folur për përvojën e mirë që ka pasur me Misretin në përgatitjen e shumë ngjarjeve kulturore duke përmendur Festivalin "Kosovarja këndon", ndërsa u ka përkujtuar të pranishmëve, se ishte ai që për të fundit herë u nda nga Misreti, pas premierës së dhënë në Gjilan me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ku Misreti në mënyrë brilante kishte luajtur rolin e Ismail Qemalit.

Ndryshe, gjatë leximit të biografisë së aktorit tashmë të të ndjerë, Misret Halili, i gjatë ka qenë vargu i roleve të tija në skenën e teatrit e të filmit.

Misret Halili u nda nga jeta pas një sëmundje të shkurtër në moshën 59 vjeçare. /KP/

Në trend Kultura

Më shumë
A është Bubulina shqiptare?

A është Bubulina shqiptare?

Kulture
Rotshildët në Butrint

Rotshildët në Butrint

Kulture
NËSE

NËSE

Poezi
Përsëri, për gratë...

Përsëri, për gratë...

Thënie të Platonit: Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet

Thënie të Platonit: Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet

Viti 1973, studentët nga Kosova dhe përshtypjet e tyre nga Korça

Viti 1973, studentët nga Kosova dhe përshtypjet e tyre nga Korça

Kalo në kategori