LAJMI I FUNDIT:

Përkeqësohen treguesit makroekonomik

Përkeqësohen treguesit makroekonomik

Ministria e Financave e Shqipërisë është treguar shumë pesimiste me hartimin e kuadrit makroekonomik e fiskal për vitet 2001-2013, ç’ka bie ndesh me deklaratat tejet optimiste të kryeministrit Sali Berisha, lidhur me gjendjen dhe perspektivat e ekonomisë shqiptare, shkruan në numrin e së hënës e Gazeta Shqiptare sipas se cilës kuadri afatmesëm është miratuar nga Këshilli i Ministrave në fund të korrikut.

Shifra, që ka pësuar rishikimin më të thellë është ajo e ritmit të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Në dokumentin e ngjashëm të kuadrit afatmesëm, në janar 2008, kjo Ministri parashikonte për vitin 2010 një ritëm rritjeje prej 9.6 përqindësh, shumë pranë deklarimit euforik "dyshifror" të kryeministrit Berisha. Po kështu, për 2001-ën ishte parashikuar një rritje në masën 9.9 për qind.

Prognozat ulen gradualisht, për 2010-ën, nga 6.7 për qind në janar 2009, në 6.1 për qind në prill të po këtij viti, për të kaluar në 4.1 për qind në korrik 2010. Nga parashikimi fillestar, kemi një ulje në masën 42.7 për qind, por që shkon, madje në -50.5 për qind në rastin e prognozës për 2011-ën.

Kjo e përditshme analizon se në rastin e borxhit publik, kemi një ndryshim të parashikimeve, që e rrit nivelin e tij këtë vit në masën afro 11 për qind, duke kaluar nga 659.6 miliardë lekë, që mendohej në janar 2008 për nivelin e tij në 2010-ën, në 730.7 miliardë, që parashikohet në korrik të këtij viti. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori