LAJMI I FUNDIT:

Përhapja e coronavirusit në Evropë po vjen nga Italia

Përhapja e coronavirusit në Evropë po vjen nga Italia

Disa vende evropiane kanë njoftuar rastet e tyre të parë të coronavirusit, dhe të gjitha duket se janë të lidhura me shpërthimin në rritje në Itali.

Austria, Kroacia dhe Zvicra thanë se rastet kishin të bënin me njerëz që kishin qenë në Itali.

Testi i parë pozitiv i virusit është regjistruar në Amerikën Latine – një banor brazilian sapo ishte kthyer nga Italia.


Ditët e fundit Italia është bërë vendi më i prekur në Evropë, me më shumë se 300 raste dhe 11 vdekje. Por fqinjët e saj kanë vendosur që mbyllja e kufijve do të ishte “joproporcionale”.

Ministrat e shëndetësisë nga Franca, Gjermania, Italia dhe Komisioni i BE u angazhuan për mbajtjen e kufijve të hapur në një takim të martën pasi raste të reja të virusit u shfaqën në të gjithë Evropën dhe në Italinë qendrore dhe jugore, transmeton Telegrafi.

“Ne po flasim për një virus që nuk respekton kufijtë”, tha Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza.

Homologu i tij gjerman Jens Spahn tha se fqinjët po e merrnin situatën “shumë, shumë seriozisht”, por pranoi “se mund të përkeqësohej para se të përmirësohet”.

Në Mbretërinë e Bashkuar, nxënësit e shkollave që kthehen nga pushimet në veri të Italisë janë dërguar në shtëpi, me qeverinë që ka lëshuar udhëzime të reja për udhëtarët.

Por Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock tha që nuk kishte plane për të ndaluar fluturimet nga Italia, e cila tërheq rreth tre milionë vizitorë britanikë çdo vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori