LAJMI I FUNDIT:

Përfundon pa fitues drama e katër golave mes Holandës dhe Gjermanisë

Përfundon pa fitues drama e katër golave mes Holandës dhe Gjermanisë

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2 super sfida mes Holandës dhe Gjermanisë e vlefshme për rrethin e dytë të Ligës së Kombeve.

Të parët që kaluan në avantazh ishin holandezët që ia dolën të shënojnë përmes Tijjani Reijnders në minutën e dytë për 1-0.

‘Tulipanët’ patën mundësinë që të dyfishojnë epërsinë, por Denzel Dumfries dhe Xavi Simons u treguan të pasaktë në tentimet e tyre.


Gjermanët ia dolën që të barazojnë eventualisht shifrat përmes Deniz Undav i cili u gjend në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të shënuar për 1-1.

I njëjti lojtar ishte protagonist edhe në golin e dytë të Gjermanisë, por kësaj radhe duke asistuar për Joshua Kimmich i cili në minutat shtesë të pjesës së parë shënoi në portën bosh për 2-1.

Reagimi i Holandës erdhi në pjesën e dytë, pasi ekipi i Ronald Koeman barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 52-të me Denzel Dumfries që po ashtu shënoi në portën bosh pas asistimit të Brian Brobbey.

Deri në përfundim të takimit të dy ekipet patën nga një mundësi me Kai Havertz dhe Ryan Gravenberch respektivisht, por rezultati mbeti i paprekur.

Pas përfundimit të këtij takimi lider në grup mbetet Gjermania me katër pikë po aq sa ka edhe Holanda në vendin e dytë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori