LAJMI I FUNDIT:

Përfundon blerja e Sony Ericsson nga Sony

Përfundon blerja e Sony Ericsson nga Sony

Sony zyrtarisht konfirmoi blerjen e posedimit në Sony Ericsson, thanë nga kompania. Vendimi për daljen e Ericssonit nga kompania Sony Ericsson ishte paralajmëruar qysh kah fundi i tetorit të vitit të kaluar.

Sipas marrëveshjes, Sony nga Ericsson bleu posedimin prej 50 për qind në Sony Ericsson, e kompanitë në mes vete u morën vesh edhe për licencimin e një numri të madh të patentave. Shuma të cilën Sony duhet të ia paguaj Ericssonit për posedimin dhe patentat është 1.05 miliard euro, e vet transaksioni është kompletuar të martën.

Me të përfunduar transaksioni edhe zyrtarisht ndërprenë së ekzistuari kompania Sony Ericsson të cilës pronari i ri ia ndërron emrin në Sony Mobile Communications (SMC), e në mesin e prioriteteve tani është integrimi më i mirë i celularëve të Sonyt me produktet tjera të kompanisë sikurse që janë tabletët, televizorët dhe kompjuterët personal. /Telegrafi/