Hyrja e koalicioni Nisma-AKR në Kuvendin e Kosovës dhe humbja e tre deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një nga Lidhja Demokratike e Kosovës, mund të krijojë vështirësi në arritjen e numrave të nevojshme për formimin e qeverisë, vetëm nga këto dy parti.
Analistët politik po deklarojnë se krijimi i qeverisë në situatën aktuale politike në vend mund të bëhet përmes bashkëqeverisjes me minoritetet apo koalicionin Nisma-AKR, por nuk e përjashtojnë mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje.
VV në bazë të rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kishte 32 deputetë dhe LDK 29 deputetë, gjë që mundësonin krijimin e qeverisë. Mirëpo, dje Gjykata Supreme vendosi që në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit të mos përfshihen votat e ardhura nga Serbia, gjë që mundësoi hyrjen e koalicionit Nisma-AKR-PD, në Kuvend, me gjashtë deputetë.
Hyrja e këtij koalicioni i kushtoi më së shumti VV-së e LDK-së, të cilët tash e një kohë takohen për harmonizimin programit qeverisës.
Njohësi i çështjeve zgjedhore, Albert Krasniqi, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre deputetë më pak, LDK-ja një deputet më pak. Nga një deputet më pak do ta kenë edhe PDK-ja e koalicioni AAK-PSD.
Me këtë numër të deputetëve, VV dhe LDK, e kanë të pamundur formimin e qeverisë vetëm nga këto dy subjekte politike.
Analisti politik, Ramush Tahiri për KosovaPress, ka deklaruar se aktualisht Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK nuk i kanë numrat për të formuar qeverinë, prandaj thotë është i nevojshëm bashkëpunimi me partitë e pakicave.
“Këto dy parti nuk mund ta krijojnë qeverinë vetë, për me i bë 61 vota. Këto dy parti mund të krijojnë qeveri nëse i marrin minoritetet jo serbe dhe si partnerë të koalicionit por nëse i marrim reagimet e komunitetit egjiptian…kërkojnë ministra, nëse Albin Kurti me Isa Mustafën e bëjnë koalicionin me 12 ministri, 2 ministra iu takojnë komuniteteve, atëherë mbesin 10 ministri me u nda…Nisma do jetë gurë i pakapërcyeshëm për qeverinë kushdo që e bënë “, tha ai.
Tahiri thotë se analizuar situatën aktuale në vend gjasat që vendi të shkojë në zgjedhje janë shumë të mëdha.
“Tash në analizë gjasat janë të mëdha që vendi të shkoj në zgjedhje në analizë sa i përket parimeve politike, por këtë e vendosin partitë politike. Ne duhet të bindemi që këto rezultate do të pranohen se mund të ndodh që pasi ka pasur kaq shumë lëndime të procesit zgjedhor një parti politike nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve dhe refuzon me i vërtetua mandatet…Vetëvendosje duhet në këtë rast 61 deputetë pro me i pas në Kuvend, a i ka me serbët apo pa serbët apo me minoritetet tjera varet prej saj se si do të përcaktohet”, u shpreh Tahiri.
Analisti tjetër politik Dardan Velija thotë se shumë lehtë do të ishte formimi i qeverisë me minoritete, por që do t’u duhej Vetëvendosjes dhe LDK-së të heqin dorë nga parimi i tyre që e kishin gjatë fushatë për të formuar qeveri vetëm me shumicën shqiptare.
“Marrja e pakicave është obligim kushtetues, përderisa përfshirja e Nismës nuk është, përfshirja e Nismës është në mbetet në vullnetin e këtyre dy partive duan apo nuk duan ta marrin dhe atë mund ta bëjnë vetëm nëse të dy partitë për që ta përfshijnë kurse përfshirjen e pakicave tjera dhe asaj serbe e kanë obligim kushtetues, kështu që do jetë krijimi shumë i lehtë i qeverisë me këtë numër të madh të deputetëve që e kanë edhe pa Nismën”, tha ai.
Velija nuk e përjashton mundësinë që hyrja e koalicionit Nisma-AKR në Kuvend, mund ta vështirësojë krijimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.
Ai ka këshilluar që nëse Vetëvendosje dhe LDK duan që ta luftojnë korrupsionin të mos marrin në qeverisje partnerët e qeverisjeve të kaluara.
“Në rast se përfundimisht Nisma hynë në parlament dhe kjo mbetet të shihet pas rinumërimit partnerëve të ardhshëm të koalicionit u mbetet të vendosin a duan t’i qëndrojnë këtij objektivi këtij synimi të përbashkët që dyja e kanë pasur që ta kenë një shumicë shqiptare në qeverinë e ardhshme apo ta lënë këtë qëllim anash. Besoj se si ashtu , si ashtu ato nuk i ikin parimësisë elektoratit të vetë parimësisë që e kanë pasur kundrejt elektoratit të vetë, si vendosën që ta përfshijnë Nisëm dhe partitë tjera se pastaj do jenë edhe tri parti tjera që do hynin do e vështirësonte pak krijimin e qeverisë, por edhe menaxhimin e qeverisë…Në çoftë se këto dy parti duan t’i qëndrojnë besnike parimin që do e ndërpresin korrupsionin unë mendoj se këtu duhet të hyjnë bashkë dhe mos të marrin parti të tjera të cilat kanë qenë në dy tri qeveritë e fundit dhe sidomos në këtë qeverinë e fundit që mos t’i përfshijnë në koalicion por mbetet të shihet”, tha ky analistë politik.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
E grupet punues të këtyre dy partive deri më tani kanë zhvilluar disa takime të përbashkëta përmes të cilave kanë deklaruar se kanë harmonizuar programin bashkë-qeverisës në shumë aspekte, por që lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se diskutimet me Vetëvendosjen do i vazhdojnë pas certifikimit të rezultateve.
Kushtetuta e Kosovës e përcakton se Qeveria Kosovës mund ta formojë vetëm partia apo koalicioni që i fiton zgjedhjet, që në këtë rast nënkupton Lëvizjen Vetëvendosje, e cila më pas ka të drejtën e përzgjedhjes se me cilën apo me cilat parti politike dëshiron ta formojë qeverinë e re për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj