LAJMI I FUNDIT:

Perez: Wengeri refuzoi ofertën e Realit

Perez: Wengeri refuzoi ofertën e Realit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka njoftuar se Mbretërit kishin dashur ta angazhonin trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, në postin e trajnerit, mirëpo francezi i kishte thënë JO ofertës së Los Merengues.

“Që nga fillimi kemi punuar në dy opsione- Wenger dhe Pellegrini. Ne kemi qenë gjithmonë të joshur nga puna e francezit dhe kemi biseduar me të disa herë”.

“Ai nuk erdhi sepse ndihet shumë përgjegjës për atë çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë te Arsenali”.

“Ai nuk dëshiroi të largohet nga klubi për të cilin ka dhënë aq shumë”, ka thënë Perez për “L’Equipe”.