LAJMI I FUNDIT:

Perëndimi, presion mbi Maqedoninë për EVN

Perëndimi, presion mbi Maqedoninë për EVN

Disa ambasadorë të rëndësishëm të Perëndimit në Maqedoni i dërguan një letër-ankesë qeverisë së Shkupit për mënyrën se si ajo po e trajton investitorin më të rëndësishëm të huaj, kompaninë austriake EVN. EVN bleu sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Maqedoni për 250 milionë euro në vitin 2006.

Qeveria e Shkupit ka refuzuar të rrisë çmimet e energjisë sipas kërkesave të EVN, si dhe ngarkoi një auditor të pavarur për të vlerësuar investimet reale të EVN-së në vend. Pak ditë më parë, një gjykatë dënoi EVN-në me 200 milionë euro gjobë, në një gjyq ku argumentet e austriakëve u hodhën poshtë pa dhënë shpjegime.

Ambasadorët e Austrisë, Gjermanisë, Holandës, Zvicrës, Francës dhe SHBA-ve paralajmëruan Shkupin se çështja rrezikon të vërë në dyshim pavarësinë e sistemit gjyqësor në vend.

"Jemi të shqetësuar se, pavarësisht progresit të vendit në fusha të tjera, sistemi gjyqësor rezulton i paaftë për të gjykuar çështje biznesi në mënyrë të pavarur dhe të ndershme", – thanë ambasadorët në një letër të përbashkët.


EVN ka njoftuar se do të apelojë vendimin për gjobë, ndërsa ka kërcënuar se do t‘i drejtohet arbitrazhit të pavarur në Uashington, në rast se nuk del i kënaqur nga gjykatat vendëse. Nëse e humbet gjyqin, Maqedonia rrezikon të paguajë gjoba me vlerë qindra milionë euro.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori