Ndarjet gjeopolitike midis Rusisë dhe Perëndimit janë thelluar në mënyrë dramatike – ndoshta edhe në mënyrë të pakthyeshme – pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska.
Por, diçka e rëndësishme i lidh ende ata, së paku tani për tani: energjia.
Rusia, prej kohësh, ka qenë furnizuesja kryesore e Bashkimit Evropian me gaz natyror.
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, ajo ka siguruar pothuajse gjysmën e të gjithë gazit natyror të importuar nga blloku.
Nord Stream II
Nord Stream II është një tubacion – në vlerë prej 11 miliardë dollarësh – i projektuar për dërgimin e gazit natyror nga Rusia në Gjermani, nëpërmjet Detit Baltik. Projekti ka shumë kritikë, të cilët thonë se ai do ta rriste varësinë e BE-së nga gazi rus, ndërkohë që do ta privonte Ukrainën nga tarifat jetike të tranzitit, që merr nga tubacionet ekzistuese në territorin e saj.
Pas lëvizjeve të fundit të Kremlinit kundër Ukrainës, kancelari gjerman Olaf Scholz, ka njoftuar se Berlini ka pezulluar certifikimin e Nord Sream II.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pranuar varësinë e madhe të BE-së nga gazi natyror rus, por ka mbështetur vendimin e Qeverisë gjermane.
Nëse jo në Rusi, atëherë ku?
Ku mund ta marrë BE-ja gazin e saj natyror, përveç Rusisë?
BE-ja është përpjekur ta zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus, por ajo ende varet nga Moska dhe nuk do ta ketë të lehtë të shkëputet plotësisht.
Gjermania gjithashtu mund të importojë nga Norvegjia, Holanda, Britania dhe Danimarka nëpërmjet tubacioneve. Por, Norvegjia thotë se është duke dhënë gaz natyror me kapacitet maksimal dhe se nuk mund të zëvendësojë asnjë furnizim nga Rusia.
Katari, një nga prodhuesit kryesorë në botë të gazit të lëngshëm natyror, ka bërë të ditur se nuk ka kapacitet për t’i zëvendësuar furnizimet me gazin rus në Evropë, duke thënë se shumica e vëllimeve janë të lidhura me kontrata afatgjate.
Pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është zotuar se do ta ndihmojë BE-në që të gjejë gaz natyror nga burime të tjera.
Von der Leyen ka theksuar nevojën e investimit në burime të rinovueshme. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Pranvera nuk ka nisur kështu më parë! Volvo me zbritje të çmendur deri në 20,000€!

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

Juss – pija që ofroi freski në iftaret e organizuar nga Islamic Relief

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren