LAJMI I FUNDIT:

Përditësim i vlerave nga Transfermarkt: Ibrahimovic, Asllani e Ramadani me rritje të konsiderueshme, por jo edhe Rrahmani

Përditësim i vlerave nga Transfermarkt: Ibrahimovic, Asllani e Ramadani me rritje të konsiderueshme, por jo edhe Rrahmani

Janë përditësuar vlerat e futbollistëve në elitën e futbollit italian Serie A, ku edhe futbollistët shqiptarë kanë pësuar rritje.

Në fakt jo të gjithë, pasi ka edhe ulje të vlerave te disa futbollistë shqiptarë që luajnë në Serie A.

Vlera më së shumti i është rritur talentit nga Kosova, Arijon Ibrahimovic që po shkëlqen me fanellën e Frosinones dhe tani kushton katër milionë euro nga një milionë sa kushtonte më parë.


Rritje prej dy milionë eurove kanë pasur edhe Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani. Mesfushori shqiptar i Interit tani kushton 14 milionë, derisa ai i Lecces 3,8.

Vlera për 600 mijë euro i është rritur Marvin Cunit, derisa për 100 mijë portierit të Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berishës.

Kastriot Dërmaku, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj dhe Nedim Bajrami kanë pasur ulje të vlerave të tyre, derisa Berat Gjimshitit, Stiven Shpendit, Medon Berishës e Sergio Kalaj nuk i është rritur apo ulur vlera.

Dy futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda kanë pësuar ulje të vlerave nga Transfermarkt.

Ulja më e madhe ishte për kapitenin e Dardanëve, Amir Rrahmanin i cili nga 25 milionë euro sa vlente më parë tani kushton 20 milionë.

Ndërkohë vlera e Mërgim Vojvodës ka rënë për 500 mijë euro, nga 4 sa ishte më parë është 3,5. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori