Naftëtarëve të Kosovës nuk po i mjafton vetëm një shoqatë. Latif Kryeziu dhe Ibrahim Bucaliu, përkatësisht pronarët e Al Petrolit dhe HIB Pretrolit po krijojnë një shoqatë të veten.
Gazeta Fjala merresh se naftëtarët po e ndërmarrin një hap të tillë pasi nuk janë të kënaqur me shoqatën aktuale të udhëhequr nga Fadil Beriani. “Ajo shoqatë nuk na përfaqëson ne dhe interesat tona”, tha njëri nga drejtuesit e kompanisë më të madhe që merret me tregti me naftë, Ibrahim Bucaliu, pronarë i HIB Petrolit.
Bucaliu ka treguar se iniciativa për krijimin e shoqatës ka ardhur pasi shumë përfaqësues të kompanive të mëdha të naftës në vend, nuk janë të kënaqur me përfaqësimin e shoqatës aktuale.
Ai, të njëjtën kohë ka akuzuar kryetarin aktual të shoqatës duke aluduar se është duke i favorizuar grupet e caktuara të njerëzve. “Unë edhe zyrtarisht kam dhënë dorëheqje nga shoqata të cilën e udhëheqë Fadil Berjani. Kanë marrë iniciativë importuesit e mëdhenj që të themelojnë një shoqatë të re pasi që nuk janë të kënaqur me përfaqësimin që u bëhet. Unë e përkrah këtë iniciativë dhe do të jem pjesë e sajë. Shoqata e naftës prej se ka ardhur në krye të saj Fadil Berjani është shndërruar në një shoqatë konfliktesh e përçarjesh edhe brenda vetë naftëtarëve”, ka thënë për Gazetën Fjala, Ibrahim Bucaliu.
E, kryetari aktual i Shoqatës së Naftëtarëve, që është pronar edhe i kompanisë së derivateve “ Dilloni Benz”, Fadil Berjani nuk ka dashur të komentojë krijimin e një shoqate paralele. “Nuk kam koment. Ne i kemi mbrojtur denjësisht anëtarët tanë dhe këtë e dinë të gjithë”, tha Berjani.
Për pakënaqësitë mes naftëtarëve dhe nismën për të krijuar një shoqatë të re, janë në dijeni edhe në Odën Ekonomike të Kosovës.
Në departamentin për mbikëqyrjen e shoqatave, pjesë e këtij institucioni bëjnë të ditur se ka pakënaqësi të mëdha mes naftëtarëve, kryesisht atyre që importojnë naftë me shumicë.
Tregu i naftës është ndër më të rëndësishmit në vend, duke e tejkaluar qarkullimin prej 500 milionë eurove në vit.
Naftëtarët në vazhdimësi janë akuzuar për mosulje të çmimeve gjatë rënies së tyre në berzë dhe shtrenjtim të menjëhershëm për çdo ngritje të çmimeve në berzat ndërkombëtare. Nuk kanë munguar as akuzat për kualitet të dobët, sikurse për vjedhje në sasi.
Në këtë situatë, Ministria e Tregtisë dh Industrisë ka intensifikuar lëvizjet kohën e fundit. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht
Bajrami i reagon kryeministrit Kurti për Investimet e Huaja Direkte: Kjo ka ndodhur nga blerja e banesave nga mërgata
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit