LAJMI I FUNDIT:

Për zhvillimin ekonomik, Jahjaga gjendet në Portorozh të Sllovenisë

Për zhvillimin ekonomik, Jahjaga gjendet në Portorozh të Sllovenisë

Presidentja Atifete Jahjaga po merr pjesë në Samitin 100 të liderëve të biznesit në Evropën Juglindore, në Portorozh të Sllovenisë

Jahjaga, e ftuar nga Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, merr pjesë në Samit së bashku me presidentët e vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit.

Samiti 100, që organizohet nën përkujdesjen e presidentit Slloven, mbledh një numër të udhëheqësve të biznesit dhe ndërmarrës nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore.


Jahjaga dhe presidentët e tjerë pjesëmarrës ishin pjesë e panelit të diskutimeve në kuadër të Samitit “Marrëveshja e re për një Epokë të Re”, ku u diskutua për çështje të ndryshme të bashkëpunimit rajonal dhe ideve e projekteve të përbashkëta në fushën e zhvillimit ekonomik.

“Na duhet krijimi i një Marrëveshjeje të Re (New Deal), e cila do të shtojë atraktivitetin tonë edhe karshi investitorëve të huaj. Një zhvillim i mirë për të gjitha shtetet e rajonit është edhe Konferenca e Berlinit, ku u vulos përkushtimi që perspektiva e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka thënë Jahjaga.