Vedat Erguven një 41 vjeçar, i cili jeton në një karrocë me rrota për shkak të problemeve fizike që ka, përmes një ceremonie u martua me Sibel Kahraman, e cila nuk ka ndonjë aftësi të kufizuar fizike.
Ergeven, i cili jeton në qytetin Bodrum të Turqisë mbijetesën e tij një kohë të gjatë e ka siguruar duke shitur kartat e UNICEF-it me karrocën e tij me rrota para kishës Aya Nikola në bulevardin Cumhuriyet (Republika). Ai në tre vitet e fundit jetesën e siguron nga një byfe të cilën e kanë hapur bashkë me të fejuarën e tij Kahraman në rajonin Kumbahçe të Bodrumit.
Çifti i cili mbërriti në bregdetin e Bodrumit për të bërë fotografi familjare janë prononcuar për gazetarët e pranishëm, raporton Anadoly Agency.
Ergeven tha se gjithmonë jetën e ka parë pozitivisht dhe se lumturia më e madhe është martesa të cilën e realizoi pas një përpjekjeje të madhe 9 vjeçare.
Ai u shpreh se me të fejuarën e tij janë bashkë që prej një kohe të gjatë dhe se që nga fillimi e deri më tani kanë mbështetur njeri tjetrin. "Përfundimisht vendosëm të martoheshim kur familja ime dhe familja e saj nuk dëshironin këtë gjë. Por, ne ishim të vendosur dhe nuk u ndamë. Tani edhe familjet e kanë pranuar këtë gjë", thotë Ergeven.
Sipas tij, të gjithë personet me aftësi të kufizuara duhet ta përjetojnë martesën. "Asnjë person me aftësi të kufizuara nuk duhet të mbetet në shtëpi. Edhe vëllezërit e mi janë të tillë por janë martuar dhe ia kalojnë shumë bukur. Kufizimet nuk janë në dorë, në këmbë por në mendje", tregon ai.
Ndërsa Sibel Kahraman shpjegoi se i kanë tejkaluar të gjitha pengesat dhe se është shumë e emocionuar dhe e lumtur.
Ajo tha se Erguvenin të cilin e njeh prej shumë kohësh nuk e sheh asnjëherë si person me aftësi të kufizuara.
"U rekomandoj të gjithë njerëzve që duan të martohen. Është një ndjenjë e veçantë. Unë nuk marr dot frymë pa praninë e bashkëshortit tim. Kur iki në Ankara me nënën time mendjen e kam gjithmonë tek ai. Ne punojmë së bashku në byfe 24 orë", shpjegon Kahraman.
Çifti pas fotografive u nis drejt hotelit ku do të mbahej edhe ceremonia martesore. Aty janë pritur me një interes të madh nga familjet, të afërmit dhe nga shoqëria e miqësia.
"Kur njerëzit duhen, nuk njohin pengesa"
Kryetari i komunës së Bodrumit Mehmet Kocadon, pasi ka kryer martesën e çiftit duke iu uruar lumturi ai ka shpjeguar një kujtim të përjetuar me Vedat Erguven. Ai tregoi Erguvenin e ka njohur në vitin 2009 teksa shiste kartolina në qendër të rajonit.
"Disa njerëz japin ndjenja pozitive kundrejt njerëzve që kanë përballë. Kur Vedati më pa tha ‘përshëndetje kryetar‘ dhe unë iu përgjigja ‘përshëndetje vëlla‘. Nga ky moment morëm energjitë pozitive nga njëri- tjetri të cilat vinin nga dashuria e ndërsjellë. Që nga ajo ditë e deri më sot kemi miqësi shumë të mirë", thotë kryetari i komunës së Bodrumit, Kocadon.
"Kur njerëzit duhen nuk njohin pengesa. Ata i tejkalojnë të gjitha pengesat. Mjafton që dy zemrat të jenë një dhe me dashuri", u shpreh Kocadon.
Gjatë ceremonisë martesore dëshmitarë kanë qenë Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Bodrumit, Can Candash, kryetari i Odës së Tregtarëve dhe artizanaleve në Bodrum Erdogan Bashegmez dhe anëtari i këshillit komunal të Bodrumit Ali Demiroz.
Pasi çifti është përgjigjur me "po" pytjes "A pranoni të martoheni" të drejtuar nga Kocadon ata janë shoqëruar me duartrokitje nga të pranishmit në sallë.
Pas ceremonisë martesore nusja si traditë ka shkelur këmbët e dhëndrit Vedat Ergeven në karrocën me rrota.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë
Amerikanja fiton dy çmime në lotari në më pak se një vit
I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian
Njihuni me Flokin, qenin që u bë viral për aftësitë e tij në volejboll
Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë