LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë që nga pushtimi, asetet e konfiskuara ruse do të transferohen në Ukrainë

Për herë të parë që nga pushtimi, asetet e konfiskuara ruse do të transferohen në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë autorizuar transferimin e aseteve të konfiskuara ruse në Ukrainë, e cila gjë është hera e parë që nga pushtimi rus të shtetit ukrainas.

Kjo vjen pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë akuzoi oligarkun rus, Konstantin Malofeyev për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

Ai u akuzua për financim e rusëve që nxisin separatizmin në Krime, raporton skynews.


Konstantin Malofeyev

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland njoftoi gjithashtu “sekuestrimin e miliona dollarëve nga një llogari në një institucion financiar amerikan që i takojnë Malofeyevit”.

Në muajin shkurt, Garland pohoi se autorizoi transferimin e atyre parave tek autoritetet ukrainase.

Prigozhin për herë të parë kritikon drejtpërdrejt Putinin
Lexo po ashtu Prigozhin për herë të parë kritikon drejtpërdrejt Putinin

“Ndërsa ky përfaqëson transferimin e parë të fondeve ruse të konfiskuara nga Shtetet e Bashkuara për rindërtimin e Ukrainës, ai nuk do të jetë i fundit”, shtoi ai.

Ndryshe, shumë shtete kanë bërë thirrje që pas përfundimit të luftës, paratë që do t’i konfiskohen rusëve të shfrytëzohen për rindërtimin e Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Evropa
Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Botë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Amerika
Kalo në kategori