LAJMI I FUNDIT:

Për fundvit, IPKO ofron 2015 megabajt, për vetëm 2.15 euro

Për fundvit, IPKO ofron 2015 megabajt, për vetëm 2.15 euro

Telefonia mobile IPKO sot ka njoftuar se për festat e fundvitit dhe fillimin e mbarë të vitit 2015, do të ofrojë një pako të re promocionale të internetit në mobil, e cila do tu mundësojë përdoruesve të saj ta përdorin internetin në mobil me çmimin më të favorshëm në treg.

Pakoja e re promocionale për festat e fundvitit dhe Vitin e Ri 2015, të gjithë përdoruesve të internetit në mobil nga IPKO u ofron 2015 megabajt për vetëm 2.15 euro, ndërsa validiteti i pakos është 21 ditë. Aktivizimi i pakos bëhet duke thirrur numrin *215#. Oferta vlen deri më 10 janar 2015.

Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO ka thënë: “IPKO e kupton kërkesën në rritje të përdoruesve të saj për pako të reja të internetit në mobil, të cilat ofrohen me çmimet më të favorshme në treg. Për këtë, ne kemi krijuar një pako të re e cila i përmbush nevojat e përdoruesve tanë, sidomos gjatë festave të dhjetorit, kur nevoja për të komunikuar më shumë dhe për të qenë afër famijes dhe miqve është më e madhe”.


Aktualisht, IPKO është operatori i vetëm mobil me rrjetin më të madh 3G, i cili shtrihet në të gjitha zonat urbane në Kosovë (duke përfshirë edhe dhjetëra fshatra, në pjesë të ndryshme të Kosovës), si dhe operatori i vetëm mobil që e ofron rrjetin më të shpejtë mobil në boë – atë 4G. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori