LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë, 48 persona kanë rezultuar pozitiv në COVID-19

Për 24 orë, 48 persona kanë rezultuar pozitiv në COVID-19
Foto: Arkiv

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bëri të ditur se edhe sot ka një situatë të kënaqshme sa i përket lakores së infeksionit, ku brenda 24 orëve nga 645 testime sa janë bërë, 48 kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Ligji për Parandalimin e përhapjes së COVID-19, i ka dhënë MSh-së më shumë kompetenca për të ushtruar rolin e saj prej lideri në menaxhimin e pandemisë COVID-19, por u ka dhënë edhe ministrive dhe agjencive të tjera përgjegjësi për ta zbatuar këtë ligj.


Lexoni të plotë postimin:

Në takimin e sotëm të Komitetit për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës lidhur me COVID-19, diskutuam për situatën epidemiologjike në vend si dhe për përgjegjësitë që duhet t’i kemi secili në dikasteret në mënyrë që edhe tash pas lirimit të masave, situata me COVID-19 të jetë e menaxhueshme.

Edhe sot kemi situatë të kënaqshme sa i përket lakores së infeksionit, brenda 24 orëve nga 645 testime sa janë bërë, 48 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ligji për Parandalimin e përhapjes së Covid-19, i ka dhënë MSh-së më shumë kompetenca për të ushtruar rolin e saj prej lideri në menaxhimin e pandemisë COVID-19, por u ka dhënë edhe ministrive dhe agjencive të tjera përgjegjësi për ta zbatuar këtë ligj.

Andaj, secili të jemi të përgjegjshëm aty ku jemi të ngarkuar dhe assesi nga neglizhenca e ndonjërës hallkë të dështojë gjithë kjo punë e madhe që është bërë, sepse është parë që vetëm së bashku mund ta fitojmë luftën kundër pandemisë.

Nga ky takim, ju bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë më përgjegjësinë më të lartë masat mbrojtëse duke bartur maskën, ruajtur distancën dhe higjienën, sepse vetëm kështu mund t’ia dalim së bashku.

Respektimi i ligjit duhet të vlej për të gjithë.

Policia, inspektoratet dhe secili institucion duhet të bëj punën e vet. Asnjë organ i drejtësisë, me ligjin e ri, nuk ka më hapësirë për të kërkuar arsye amnistimi dikë që shkel rregullat.

Për këtë qëllim, do të shtojmë numrin e inspektorëve për 75, që bashkë me Policinë e Kosovës do të ndihmojnë në zbatimin e masave të reja.

Në takimin e radhës, pres rezultate nga secili resor që përfaqësohet në këshill dhe të tjerët, për të mbajtur nivelin sa më të ultë të rasteve pozitive dhe për të ulur në minimum vdekshmërinë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori