LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: T’i ndalohet hyrja në RMV deputetit të PE-së nga Bullgaria

Pendarovski: T’i ndalohet hyrja në RMV deputetit të PE-së nga Bullgaria

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit kërkoi ndalimin e hyrjes së deputetit të PE-së nga Bullgaria, Angel Xhambaski. Megjithatë, ai nuk e përmendi emrin e tij, por tha se ai është “një eurodeputet nga Bullgaria”.

“Propozimi im për Qeverinë, të cilin edhe e kam paraqitur në seancë, është në përputhje me dispozitat e Ligjit për të Huajt që të ndalohet hyrja në vendin tonë e një deputeti të Parlamentit Evropian nga Bullgaria dhe disa personave të tjerë, shtetas të Republika e Bullgarisë, për shkak të veprimeve që kanë bërë më herët dhe vazhdojnë t’i ndërmarrin kundër vendit tonë.

Kushtet ligjore për vendosjen e një mase të tillë kanë ekzistuar edhe më parë dhe ekzistojnë. Këto janë tre, sipas ligjit që po e citoj, kërcënim për rendin publik, kërcënim për sigurinë kombëtare dhe kërcënim për marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Pendarovski.


Duke shpjeguar se çfarë do të thotë kjo, ai tha se personat që ndodhen jashtë vendit në ato momente nuk duhet të lejohen të hyjnë dhe nëse janë tashmë brenda, duhet t’u anulohet qëndrimi dhe të shpallen “persona non grata”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori