LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Duhet të dënohen ata që nuk respektojnë masat pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe fetare

Pendarovski: Duhet të dënohen ata që nuk respektojnë masat pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe fetare

Presidenti Stevo Pendarovski pas shaplljes së gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 14 ditë të tjera, theksoi se organet kompetente duhet t’i dënojnë të gjithë ata që nuk i respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi, për shkak se në këtë mënyrë, sipas tij, ka hapësirë për kthim të krizës.

Ai i bëri apel Qeverisë që për shkak të rritjes së numrit të rasteve me coronavirus të rikthehen masat kufizuese në shteti, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Këtë luftë do të fitojmë. Për Qeverinë, trendet negative në disa komuna nuk duhet të jenë kthim i masave kufizuese në gjithë shtetin. Autoritetet duhet t’i dënojnë ata që nuk i respektojnë masat, pa përjashtim, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe fetare. Me mosdënimin të atyre me të cilët me vetëdije nuk respektojnë masat, lihet hapësirë për kthim të krizës dhe pastaj të gjithë t’i durojnë masat kufizuese”, tha Pendarovski.


Vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni për 14 ditë
Lexo po ashtu Vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni për 14 ditë

Pendarovski kërkoi nga liderët politik të dakordohen për datën e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, për shkak se shteti nuk mund të funksionojë vetëm me gjendje të jashtëzakonshme.

“Shteti s’la Kuvned, ka Qeveri teknike me kompetenca të kufizuara. Situata është serioze. Për këtë shkak kërkoj nga ato të dakordohen për zgjedhjet kuvendare, për të pasur institucione me kapacitet të plotë dhe legjitimitet të plotë politik. Shteti nuk mund dhe nuk guxon që me muaj të funksionojë vetëm nëse ka gjendja të jashtëzakonshme”, tha mes tjerash Pendarovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori