LAJMI I FUNDIT:

Pellegrini lavdëron Raulin

Pellegrini lavdëron Raulin

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ka thënë për AS se sulmuesi veteran Raul, ka një ‘pasion të veçantë për futbollin’ dhe se ka një rol të rëndësishëm për të luajtur këtë sezon.

32-vjeçari do të luajë sezonin e 16-të të tij me fanellën e famshme, me të cilën ka shënuar 224 gola në 521 paraqitje, por Pellegrini thotë se sulmuesi është i freskët si gjithmonë.

“Ai është si një djalosh 18-vjeçar. Kërkoj maksimumin nga lojtarët e mi dhe ai gjithmonë përgjigjet në nivel të lartë”, ka thënë kiliani.

“Nëse luan ose qëndron në stol ai sillet njëjtë. Ai është motivim i vetes dhe është një shembull për bashkë-lojtarët dhe secilin që dëshiron të luajë futboll. Ai ende ka dëshirë për të fituar, pasi tashmë ka fituar gjithçka”, ka thënë Pellegrini.