LAJMI I FUNDIT:

Peci paralajmëron rrënimin e 25 vilave në Stankaj: Prona e shtetit nuk është “bahçja e babës”

Peci paralajmëron rrënimin e 25 vilave në Stankaj: Prona e shtetit nuk është “bahçja e babës”

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se ka marrë vendimin për lirimin e të gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme.

Me anë të një video-adresimi nga Rugova, Peci ka reaguar lidhur me ndërtimin e 25 vilave në Stankaj të Pejës në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës.

Ai ka deklaruar se pavarësisht veprimeve të ndërmarra administrative, pritja për ndërmarrjen e masave nuk është realizuar.


Peci iu ka bërë thirrje mekanizmave që vendimi, të cilin e vlerëson të mbështetur ligjërisht, të implementohet.

“Jam në Stankaj të Komunës së Pejës, vendin në të cilin para një viti kam bërë denoncimin publik për njërin nga rasteve më abuzive dhe më flagrante me pronën shtetërore. Bëhet fjalë për ndërtimin  e 24 vilave në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës me seli në Pejë”.

“Si Ministri, përkundër që kemi marrë të gjitha veprimet administrative, një veprim i tillë nuk është shoqëruar edhe me ndërmarrjen e veprimeve nga instancat e drejtësisë, në këtë rast nga Prokuroria e Shtetit. Si duket, pritja jonë ka qenë e kotë andaj si ministër, sot kam marr vendim për lirimin e të gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme. Pres nga mekanzimat ekzekutiv dhe instancat shtetërore që ky vendim që ka baza ligjore të implementohet ditëve në vijim”, është shprehur Peci./Telegrafi/

Video

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës

Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës

Lajme

"Ishte mysafir në restorant", familjari i të vrarit në Prishtinë thotë se i ndjeri u kap aksidentalisht nga plumbat

Lajme
Prokuroria nis hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Prokuroria nis hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Lajme
Vrasja në Prishtinë, Gashi: I plagosuri është në gjendje stabile, planifikojmë intervenimin në këmbën e majtë

Vrasja në Prishtinë, Gashi: I plagosuri është në gjendje stabile, planifikojmë intervenimin në këmbën e majtë

Lajme
Rama: Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë përfshin edhe Shkodrën

Rama: Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë përfshin edhe Shkodrën

Lajme
Kalo në kategori